Rama: Për të ardhmen e shqiptarëve do takoj edhe Berishën
TIRANË- Në një intervistë gjatë emisionit Opinion, sot në mbrëmje, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka folur për takimin e tij pas 4 vitesh me kreun e LSI-së Ilir Meta. Rama u shpreh se ka lënë pas betejën politike për të mbështetur aspiratat e popullit shqiptar për të qënë pjesë e BE.
“Qëndrimet e mia si kreu i PS janë qëndrime të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë. Unë nuk ndjej arsye që të mendoni se do më bëni të ndjehem keq për çdo gjë që kam thënë dhe bërë nga koha që drejtoj PS. Më lejoni të them se procesi për të krijuar kushtet që politika shqiptare të japë një shembull pozitiv të munguar në vite, si para shqiptarëve ashtu edhe për proceset integruese imponon edhe këto takime mes kundërshtarësh”, deklaroi Rama.
Lideri i të majtëve deklaroi më tej se për interesin e shqiptarëve, dhe të ardhmes së tyre ai do të takohet edhe me kryeministrin Berisha.
“Është e domosdoshme të mbajmë parasysh që kur ndërmarrim një nisëm të tillë, nuk rishkruajmë të shkuarën, flasim për të ardhmen. Duhen ndarë betejat politike me betejën për aspiratat e një populli të tërë. Unë kam bërë ftesë edhe për Sali Berishën, do takohem edhe me Berishën, po pse qenka e jashtëzakonshme që u takova me Metën? Ata janë pjesë e një populli që nuk është i ndarë kur pyetet nëse e do apo jo integrimin, nuk është i ndarë kur pyeten nëse do apo jo drejtësi”, shtoi Rama.
Kryesocialisti u shpreh më tej se, Berisha e Meta për të janë kundërshtarë dhe me kundërshtarët dialogohet.
"E vërteta është që edhe me Kryeministrin jam takuar dy herë në Presidencën e Republikës. Jam takuar edhe kur u kërkua takim nga përfaqësuesit e BE-së dhe nuk kam shprehur asnjë kundërshtim për t'u takuar nëse do të ishte nevoja apo kushtet”, shtoi ai.
PRESIDENTI
I pyetur nëse brenda opozitës ka emra konkretë për kandidatët që mund të ulën në karrigen e kreut të ri të shtetit, Rama theksoi sërish rëndësinë që emri i presidentit të ri të jetë i dakordësuar mes palëve.
Sipas Ramës, socialistët nuk do të imponojnë asnjë kandidat për president dhe nuk do të pranojnë asnjë nga figurat e PD-së, ashtu siç vijon të theksojë kryeministri Berisha.
“Jemi në një moment historik për faktin se në vjeshtën e ardhshme kemi për të tretën herë radhazi provimin për statusin kandidat. Nga mënyra se si do të zgjidhet presidenti do të varet gjykimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë.”- u shpreh kryesocialisti.
Duke iu referuar takimit të sotëm mes Fatos Nanos dhe kreut të qeverisë, Rama kritikoi qëndrimin e kryeministrit, duke theksuar se ai nuk po lë asnjë hapësirë për të gjetur kompromis.
“Nuk ka arsye që t’i sigurojmë Nanos 20 vota, pasi nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë që deri tani po ben kryeministri, duke mos lënë asnjë hapësirë për të gjetur konpromis.”- tha Rama.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)