E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dënon ashpër atentatet kamikaze në Damask

UASHINGTON- Uashingtoni dënoi sot "shumë ashpër" dy atentatet me autobombë të kryera sot në Damask, duke i bërë sërish thirrje regjimit të Bashar al-Asad të vërë në zbatim planin e ndërmjetësit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan.

"Të gjitha aktet e dhunës që lidhen me masakrat e civilëve është për t'u dënuar dhe nuk ekziston asnjë lloj arsyeje që mund ta justifikonte", deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland në një komunikim me mediat, ku vuri sërish theksin tek ''zbatimi i planit të Annan për shmangien e një përshkallëzimi të rëndë të dhunës".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›