Merkel pershendet ratifikimin paktit fiskal nga Irlanda

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përshëndetur ratifikimin e paktit fiskal në Irlandë dhe vende të tjera të Europës. Gjatë konferencës së liderëve lokalë të partisë së saj e ka konsideruar si një lajm të mirë votën e irlandezëve për paktin fiskal si për Irlandën ashtu edhe Europën, duke shtuar se ratifikimi forcon politikën e përbashkët të eurozonës në favor të krijimit të një unioni të ri të stabilitetit.
Për këtë gjithmonë më duhet ta përsëris, duhet ta fillojmë nga baza e problemit dhe këtë e konfirmoi edhe Irlanda e cila i tha po paktit fiskal. Dua të përshëndes gjithashtu Danimarkën për ratifikimin e këtij pakti pavaërsisht se nuk është vend i eurozonës. Kjo është arsyeja që dua të përgëzoj Estoninë për ratifikimin e paktit fiskal, Portugalinë, Greqinë dhe tashmë edhe Slloveninë. Është momenti që edhe Gjermania ta bëjë një gjë të tillë.
Për ne pakti fiskal dhe Mekanizmi Europian i Stabilitetit janë dy anët e të njëjtës medalje ka thënë Merkel. Ajo e ka konsideruar situatën aktuale të Eurozonës shumë të brishtë duke thënë se është shumë e rëndësishme të japim sinjale të mira nëse duam ta menaxhojmë mirë krizën.
Për herë të parë qeveria spanjolle me kryeministrin Rajoy ka vendosur të shkojë përpara për të bërë ndryshime drastike në tregun e brendshëm të punës. Për herë të parë ka bërë kompensimin e bankave të cilat pësuan humbje të mëdha gjatë këtij dhjetvjecari nga kriza imobiliare. Për këtë është kaq e rëdësishme krijimi i transparencës për sistemin bankar. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë spanjolle sepse kemi nevojë të punojmë përmes problemeve të së kaluarës dhe të kërkojmë ta nisim sërish nga zero.
Rezultati i votimeve në Irlandë për kancelaren gjermane tregon ndër të tjera se qytetarët irlandezë vijojnë të mbështesin me forcë qeverinë e tyre për të reduktuar borxhin dhe deficitin dhe për të riformuar ekonominë. Në të njëjtën kohë kjo fitore ndoshta do ta forcojë edhe më tepër pozicionin e Berlinit duke shuar përpjekjet e atyre që kërkojnë me zë të lartë rishikimin e linjës politike të BQE.