E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel premton mbështetje për Greqinë, grekët protestojnë në Athinë

Athinë- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të saj në Greqi, gjatë vizitës së saj të parë në Athinë që nga koha kur kriza e Eurozonës shpërtheu gati tre vjet më parë.

Zonja Merkel u prit nga kryeministri grek Antonis Samaras pas mbërritjes në Athinë. Në një konferencë për shtyp me Z. Samaras, zonja Merkel pranoi se ka pasur “shumë njerëz që vuajnë në Greqi”, si pasojë e krizës financiare dhe masave shtrënguese.

Por ajo tha se vendi kishte bërë përparime në baza ditore. Zoti Samaras tha se vizita e zonjës Merkel ishte “një shenjë e provës” për përparimin e Greqisë.

Ai tha se Greqia do të qëndrojë në zotimet e tij për reforma dhe përfundimisht të jetë “një sukses evropian” duke dalë më të fortë nga kriza financiare.

“Angela mos qaj”,- kështu kanë shkruar protestuesit që janë kundër masave të shkurtimeve në një flamur që ka rrethuar parlamentin grek, me ngjyrat e flamurit gjerman. Baneri lexon “Angela mos qaj”, i adresuar për kancelaren gjermane Angela Merkel.

Merkel e ka gjetur Athinën në një atmosferë aspak miqësore nga mijëra protestues që e konsiderojnë kancelaren si arkitekten e masave shtrënguese që ajo po i imponon vendit të tyre.

Për tre orë në të gjithë Athinën është ndlauar puna në shenjë proteste për vizitën e kancelares, e dyta që prej viti 2007, me kryeministrin e atherëshëm Kostas karamalis.

Berlini e ka bërë të qartë se Merkel nuk sjell dhurata dhe kërkon që qeveria Samaras të mbyllë sa më shpejt reformat dhe paketën e masave prej 12 miliard eurosh në mënyrë që greqia të nis këstin e rradhës 31.5 miliard lekë.

Por këto masa që janë kryesisht reduktrime të mëtejshme të pagave dhe pensioneve, kanë gjetur kundërshtimin e ashpër të qytetarëve grekë që protesotjnë për recesionin që vazhdon për të pestin vit rrjesht dhe papunësinë që kap shifrat 25 %.

Vizita e kancelares gjermane në Athinë këtë të martën, e parë gjërësisht si një vizitë historike dhe si një shprehje e mbështetjes gjermane për përpjekjet e Athinës për të qëndruar në Eurozonë, policia greke ka ngritur operacionin më të madh të masave duke blinduar Athinën njësoj si në vitin 1999 kur e vizitoi Bill Clinton, raportron Kathimerini.

Merkel gjithashtu do të takojë presidentin Karolos Papoulias dhe më shumë gjasa edhe partnerët qeverisës të Samaras-it, por nuk do të takojë liderët e opozitës së majtë.

Siguria në kryeqytet është e lartë. Rreth 7.000 policë janë në krye të detyrës, shumë janë transferuar nga rrethinat për t`iu bashkangjitur atyre të kryeqytetit. Snajpera gjithandej janë vendosur në hotelin ku do të qëndrojë Merkel-i. Po ashtu autoritet kanë parashikuar përdorimin e topave të ujit në rast se tubimet dalin nga kontrolli.

Tubimet në disa pjesë të qëndrës janë ndaluar nga policia në intes të qetësisë publike, lëvizje kjo e qeverisë e qortuar fuqishëm nga nga sindikatat.

Transporti publik është ndërprerë në gjashtë stacione metro, Sintagma, Panepistimio, Evangelismos, Megaro Mousikis, Ambelokipi dhe Katehaki që do të jenë të mbyllura që nga ora 10:00. Pezullime pati në linjat e autobusëve dhe aeroportit ndërkombëtar të Athinës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›