Merkel skeptike per projektin evropian

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet optimiste mbi projektin europian por nuk është e sigurt nëse ky projekt do të funksionojë. Nuk e kemi organizuar ende projektin europian në mënyrë për të qenë të sigurt nëse do të funksionojë dhe të funksionojë mirë, ka thënë Merkel. Sipas saj kjo do të thotë se duhet të vijojmë të punojmë. Kemi shumë për të bërë, por jam optimiste se do të kemi sukses, ka shtuar Merkel. Këto deklarata ajo i ka bërë në intervistën për një television në ëebsitin e partisë së saj CDU. Më tej Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të rritet ekonomikisht nëse edhe vendet e tjera europiane do të vijojnë të rriten. Për këtë afirmon, jemi duke punuar shumë për të përballuar krizën e borxhit dhe atë të konkurrueshmërisë. Kancelarja ka ritheksuar se dy parimet e saj janë; nuk mund të ketë solidaritet pa përpjekje të përbashkëta dhe “asnjë garanci pa kontroll”. Eksperienca e lirisë është ajo që më udhëheq ka thënë Merkel duke shtuar se kam jetuar për shumë vjet në Gjermaninë Lindore, e di se cdo të thotë të mos punosh i lirë dhe të flasësh me mendje të lirë”. Mendoj se është një gjë e madhe të tejkalosh luftën e Ftohtë, të mos kesh më frikë nga lufta dhe mund të mësojmë të bindim të tjerët për vlerën e komunitetit europian, ka përfunduar kreu i ekonomisë më të madhe europiane, Angela Merkel.