Karburantet, “fluturojnë” çmimet në treg
17/03/2010 Dje një litër naftë arriti në 140 lekë, ndërsa benzina u shit më 145 lekë për litër
Ndryshimi i çmimeve në bursat ndërkombëtare jep menjëherë impaktin në Shqipëri
Pavarësisht krizës ekonomike, çmimet e karburanteve në Shqipëri po njohin vetëm rritje. Ditën e djeshme, çmimet e benzinës dhe të naftës shënuan edhe vlerat më të larta që nga muaji shtator, duke u shitur një litër benzinë me 140 deri 145 lekë, ndërsa një litër naftë me 138 deri në 140 lekë. Tregu shqiptar i karburanteve duket se nuk po ndahet dot nga fenomeni që është konstatuar prej shumë kohësh, ku sapo vihet re rritje e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare, ndryshimi reflektohet brenda pak ditësh në tregun shqiptar. Ndërkohë, kur shënohet rritja e këtyre çmimeve, në tabela ndryshimi bëhet menjëherë me 5 lekë për litër, ndërsa në rast uljeje çmimi bie me vetëm 1 ose 2 lekë për litër. Tashmë xhepat e konsumatorëve, përveç kostove të tjera, do të rëndohen edhe më tepër nga çmimet e reja të karburanteve. Shpeshherë për tregun shqiptar është folur se po funksion në formën e një monopoli, por edhe hetimi që ka bërë Autoriteti i Konkurrencës nuk ka sjellë asgjë, për shkak se gjobat që janë vendosur prej tij janë në shqyrtim nga gjykatat. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Konfindustria deklaroi se është i nevojshëm një kontroll i thelluar i tregut të karburanteve, pasi është shndërruar në kartel dhe se Qeveria duhet të ngrejë një autoritet të ri që të ketë si objektiv të punës vetëm kontrollin e tregjeve të karburanteve. Në tregjet kryesore ndërkombëtare, falë rritjes së vlerës së dollarit, kohët e fundit është arritur që një fuçi naftë bruto (169 litra, njësia matëse universale) të tregtohet me më pak se 80 dollarë amerikanë. Ndërkohë, shqiptarët, të paktën në këtë pikë nuk janë të favorizuar: leku shqiptar nuk ka përfituar nga luhatjet e vlerës së valutave, duke qenë se ka humbur vazhdimisht terren si ndaj dollarit, ashtu edhe ndaj euros. Megjithatë, kuota të tilla shitjeje në tregun e pakicës janë shënuar vetëm në ato raste kur në tregjet ndërkombëtare vlera e naftës kalonte 140 USD. Pavarësisht nga zhvillimi i dukshëm i industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend vitet e fundit, në Shqipëri vazhdon të importohet 2/3 e sasisë së lëndës së lëngshme djegëse që nevojitet.
Rezervat
Ndonëse prej kohësh janë vendosur kuota për rezerva të konsiderueshme të grosistëve, kryesisht për të mbrojtur çmimin nga luhatje të fuqishme, me sa duket koniunktura ndërkombëtare do të vazhdojë ta përcaktojë çmimin e pakicës për sa kohë ruhet një raport kaq i madh i importeve ndaj prodhimit në vend. Çka do të thotë se tregu shqiptar do të vazhdojë të pësojë rritje të tilla të çmimit të karburanteve.
Cilësia
Pavarësisht se tregu shqiptar i karburanteve ka pothuajse të njëjtat çmime me vendet evropiane, cilësia e tyre ka një ndryshim shumë të madh. Ky fakt është pranuar edhe nga vetë institucionet përgjegjëse, të cilat kanë ushtruar kontrolle të herëpashershme në pikat e karburanteve, duke vendosur edhe gjoba, por sërish situata mbetet e pandryshuar.