Merkel:Shpëtuam bankat, t'i kthehemi euros
"Pas paketave të mëdha të ndihmës dhe pasi kemi shpëtuar bankat, të gjithë duhet t'i kthehemi politikave financiare të qëndrueshme, pasi në të kundërt, monedha jonë e përbashkët evropiane, euroja do të jetë e dobët", theksoi Merkel gjatë një konference për shtyp në Hanover. Merkel theksoi se dobësimi i euros "do të na dëmtojë të gjithëve".
Afati i fundit që Greqia të paraqesë planin konkret me afate kohore për të shkurtuar deficitin buxhetor në vitin 2010, është 16 marsi.
Deficiti buxhetor grek është disa herë më i lartë se norma e lejuar nga vendet e eurozonës duke çuar në një krizë që ka vënë në rrezik monedhën e përbashkët evropiane.