E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takohet me përfaqësues të BB-së

Kryeministri Berisha priti sot në takim z. Juan Jose Fernandez-Ansola dhe z. Jaime Jaramillo-Vallejo, nga Banka Botërore, si vlerësues të pavarur për llogari te Bordit të Bankës të projekteve në Shqipëri, në kuadrin e strategjisë së mëparshme të asistencës. Ky delegacion i Bankës Botërore ndodhet në Shqipëri për të parë më nga afër nëse projektet e Bankës Botërore kanë qenë në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare. Gjatë takimit Kryeministri vlerësoi rolin e Bankes Botërore në financimet e shumta, dhe kontributet në infrastrukturë, veçanërisht të rrugëve rurale apo të rrugës Durrës-Kukës.
Për strategjinë e re të asistencës nga Banka Botërore, Kryeministri cilësoi si prioritete të qeverisë sërish projektet në infrastrukturë: rrugët rurale dhe ujësjellëse, sidomos në zonën Tiranë-Durrës

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›