E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkoçi “driblon” Dinamon, braktis blutë

Eldorado Merkoci është lojtari i dytë brenda dy ditëve që largohet nga Dinamo, cka mund të mos përbëjë cudi. Por i habitshëm është fakti se më parë për të dy lojtarët është njoftuar nënshkrimi i kontratave me blutë. Fillimisht u largua mbrojtësi kroat Zdravko Shushak, për të cilin u tha të martën e kaluar se ishte nënshkruar një kontratë e vlefshme deri në fund të sezonit, madje edhe për Kupat e Europës, në rast se Dinamo do të kualifikohet. Të dielën mësohet se kroati kishte nënshkruar vetëm një parakontratë dhe më pas largohet, për shkak se nuk arriti të binte me vlerat e tij stafin teknik. Tani historia përsëritet me Merkocin. Më 9 janar u njoftua se më në fund, pas dy muajve që stërvitej me Dinamon, sulmuesi kishte nënshkruar kontratën, ndërsa dukej pothuajse i sigurt largimi drejt Elbasanit. Sot, edhe kontrata rezulton e gënjeshtërt dhe lojtari nuk është më pjesë e bluve, natyrisht, duke përjashtuar ndonjë tjetër kthesë 180-gradëshe sot dhe nesër, që janë dy ditët e fundit të merkatos. Fakti që Dinamo do të kërkojë Plakun përjashton riafrimin me Merkocin, por nga ana tjetër duhet marrë në konsideratë edhe apelimi i mundshëm i Apolonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›