Milan, te gjithe te cmendur pas Ronaldos

Albania-Sport - Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni flet per Ronaldon: "Ronaldo refuzoi fitimin e afruar nga Emiratet e Bashkuara apo ShBA. Me pohoi se gjithnjë ka ëndërruar Milanin dhe dëshiron te demonstroje se mbetet një kampion i madh. Pastaj Dida, Kafu dhe Kaka me kane siguruar për profesionalizmin e tij". Ndërkaq, Tekniku i Italisë, Donadoni ka theksuar se "ardhja e sulmuesit brazilian te Milan nuk është një bast". Ronaldo nen këndvështrimin e Donadonit është një futbollist i rendesishem, duke qene midis me te mirëve ne bote. "Nese kondicioni fizik i Ronaldos do te jete i mire, nuk shikoje arsye qe ai te Milan te mos rikonfirmohet si kampion i madh".
Milan përgatit terrenin per fenomenin, duke përjashtuar këtu një "goditje përmbysëse ne castet e fundit". Galiani ka udhëtuar drejt Madridit, për t'u takuar pas dite me drejtuesit e klubit madrilène për te përfunduar zyrtarisht transferimin e Ronaldos. Diferenca midis paleve ne negocim është 1 milion euro. Por ka lindur dyshimi: cila do te jete e ardhmja e sulmuesit tjetër brazilian, Rikardo Oliveira, dhe pse Milan e përgënjeshtron zhvillimin e ri te fundit. Tani ne Milanelo te gjithë shpresojnë te Ronaldo, një futbollist i madh… Por ekziston dhe mendimi: "Ronaldo një peshe mediatike…" Pjese e humorit apo keqdashësish?
Duke lëne mënjanë këtë shaka, Ronaldo ka një strukturë plot force, një futbollist robust, jo i dhjamur. Te Milan vjen me një motiv te larte. Si mund te luaje ne skemat e skuadres se kuq e zinjve Ronaldo: i vetëm ne sulm apo me një partner (Xhilardino apo Inzagi). Fenomeni nuk duket se mbart friken e ndonjë dëmtimi te mundshëm: riaftësimi i tij ka marre notën e larte ne ekzaminimin mjekësor. Te Real Madrid u braktis dhe kjo e zhgënjeu. Për teknikun Anceloti ai "mbetet nje nga me te medhenjte e momentit, te Real Madrid ne afro pese vjet shënoi 100 gola".
Entuziast per rikthimin e Ronaldos ne Itali është dhe ish-tekniku i Interit, Simoni. "Kapelo? Besoj se është një teknik qe nuk krijon raporte pune te drejta me grupin e futbollisteve. Dhe te Milan nuk me kane folur mire per te". Fjale inkurajuese për Ronaldon, një kritike e ashpër për Kapelon: kjo është sinteza e mendimit te Simonit. Nuk është e vështirë detyra për Ronaldon: Milan te arrije ne zonën e Ligës se Kampioneve dhe për momentin skuadra e Ancelotit është vetëm tre pike larg këtij objektivi te reduktuar jo pak për sezonin.
Megjithatë Anceloti beson se skuadra do ta kërkojë suksesin ne Ligen e Kampioneve. Por, le të presim zyrtarizimin e Ronaldos te Milan. Mijatovic ka krijuar dyshime me frazën e fundit te tij: "Doni Ronaldon, na jepni Oliveirën".