Reali post-Ronaldo, në kërkim të golit të humbur

Albania-Sport - Pas asaj goditjeje te rende ne Ed Madrigal, ku humbi 0-1 me Vijarealin, Real Madrid duket tashme si një skuadër e plagosur. Nëse përjashtohet një zhvillim shokues lidhur me transferimin e Ronaldos, ne "shtëpinë e bardhe" ne Madrid shqetësimi si për Kapelon dhe bordin drejtues është alternativa e limitizuar ne sulm. Dhe tre dite qe te bjere "gongu" i perfundimit te merkatos, pak kohe e mbetur për te gjetur zëvendësuesin e Ronaldos ne skuadrën galaktike tashme te "rrudhur" nga yjet.
Mijatovic nuk mendon se prioritet është gjetja e një sulmuesi te ri ne këto 72 ore, por alarmi për mungesën e golit e ka shndërruar sulmin ne "thembrën e Akilit" për Realin e Madridit. Dhe ne qofte se R9 (Ronaldo) do te startoje me gola te Milan dhe Real Madrid te vazhdoje te kete "thatësirë" goli, atëherë "Bernebeu" mund te shndërrohet ne një ferr nga tifozët e pakënaqur. Ndeshja ne El Madrigal shërbeu si një pike serioze për te bere radiografinë e një skuadre madrilène te brishte ne sulm dhe Mijatovic tani duhet te rishikoje qëndrimin lidhur me merkaton e transferimit.
Presidenti Kalderon dhe tekniku Kapelo duan qe skuadra te gjeje atë shpirt loje qe duket se ka humbur. Por nuk e shohin si imperative ardhjen e një sulmuesi te ri, qe mund te jete "vetëvrasëse" ne gjysmën e sezonit. Gjithcka është tensionuese ne "shtëpinë e bardhe" te Madridit, kur orët drejt mbylljes se merkatos nxitojnë. Dy rruge skicohen: duhet qe Real Madrid te marre një sulmues te ri? Apo skuadra te rrisë motivin për sfidën qe mbetet?
Nëse do te fitoje formula e "një emrin te ri ne sulm", cili do te ishte ai përforcim ideal për skuadrën madrilène? Dhe ne se behet ai investim i detyruar, a nuk rrezikon qe mjedisi jo i qete ne skuadër, te përkeqësojë gjendjen? Drejtuesve te Realit te Madridit iu afrohen pika te historisë se skuadrës: tani ne 20 ndeshje vetëm 28 gola, 15 me pak se Barcelona kryesuese. Nuk ndodhte kështu që nga sezoni 1990-1991, kur ne 20 jave shënoheshin 27 gola dhe Real Madrid përfundonte ne vendin e trete.