Muça: Kjo, një fazë stërvitore mjaf efikase për Tiranën

Albania-Sport - Skuadra e Tiranës, e drejtuar nga tekniku Shkëlqim Muca, ka përfunduar fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë dhe është kthyer në Tiranë. Teknikut Muca u shpreh sot se "kjo ka qenë një nga fazat përgatitore më e suksesshme dhe ecuria e ekipit ka qenë e mirë. Skuadra ka një formë fizike dhe gjendje psikologjike mjaft të mirë".
Ndërkohë, problemi i vetëm për teknikun Muca në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit duket se do të jetë stoli i ngarkuar nga shumë lojtarë që tani duhet të luftojnë për një vend si titullar. Mesfusha është reparti më i populluar dhe ka konkurencën më të madhe, ndërsa reparti i sulmit dhe mbrojtjes është i plotë. Bardheblutë do të nisin sot pasdite ne stadiumin "Selman Stërmasi" përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Teutës.