E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum ankesash kundër kompanisë CEZ

Burime të ERE-s thanë se ankesat lidheshin me probleme të krijuara nga mbifaturimi, mosrespektim i afatit të leximit të aparateve matës, gabimeve, vonesave në hedhjen e të dhënave nga sistemi elektronik i faturimit, etj.

Pas analizave të ankesave, ERE ka dhënë udhëzimet përkatëse dhe ka caktuar afatet për zgjidhjen e tyre. Në pjesën më të madhe, ankesat rezultuan të drejta dhe CEZ ka pranuar gabimin e shkaktuar nga instalimi i sistemit të faturuar dhe ka bërë sistemimin përfundimtar të gjendjes reale të leximit të matësit.

Nisur nga ky presion, kompania CEZ ka hapur 42 qendra të kujdesit ndaj klientit, të cilat trajtojnë ankesat dhe problemet e konsumatorëve. Gjithashtu CEZ ka ngritur grupin e trajnimit të lexuesve të matësve elektrikë, ndërsa ka nisur zëvendësimin e punonjësve problematikë për të përmirësuar shërbimin e faturimit./Start/

                                                                                             2012-03-28 14:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›