E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë anija e karburanteve në Portin e Durrësit

Një anije karburantesh që ndodhej e ankoruar në Portin e Durrësit u përfshi nga flakët pak para mesditës. Fillimisht situata u paraqit alarmante për shkak se në të mund të kishte sasi te konsiderueshme karburanti. Zjari u vu nen kontroll brenda nje gjysem ore 

DURRES-Një anije u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Situata u paraqit alarmante për shkak të sasisë se konsiderueshme të karburantit që mund të ndodhej në të.
Rreth mesditës anija “Anastas 1” që ndodhej e ankoruar në kalatën numër 4 të Portit të Durrësit u përfshi nga flakët. Të sinjalizuar për situatën e pazakontë në Port, zjarrfikës të shumtë mbërritën në vendngjarje dhe vunë nën kontroll situatën brenda vetëm një gjysëm ore. Por, ajo që ka futi në panik, punonjësit e portit ishte rreziku që përbënte djegia e vazhdueshme e anijes “Anastasia 1”, pasi kjo anije sherbente per transportin e karburanteve. Gjithsej në një rrugë të saj, “Anastasia 1” mbartte ne hambarët e saj deri në 1 200 tonë të llojeve të ndryshme të karburanteve. Nga të njëtat burime mësohet se anija ka mbërritur dje në port dhe po në këtë ditë nisi dhe shkarkimi i sasisë së karburantit. Në momentin e zjarrit, anija mbarte një sasia të konsiderueshme. Mësohet se nga incidenti nuk pati dëme në njerëz, pasi ekuipazhi, në momentin e zjarrit u evakuua nga bordi. Eskpertët po vlerësojnë situatën dhe shkaqet e ndryshme që mund të kenë cuar në shpërthimin e zjarrit në anije. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë në motorrin e anijes, por aktualisht shkaqet mbeten të panjohura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›