E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, merr flakë anija "Anastas"

Merr flakë një anije në portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë ku anija "Anastas" e cila vinte nga Greqia, e ngarkuar me kaburant është përfshirë nga flakët. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e baterive si rezultat i një difekti që ka ndodhur në motorrin e anijes . Në vendngjarje kanë shkuar menjehërë tre zjarrëfikëse si dhe forca të shumta të sigurisë së portit. Nëndrejtori i portit, Mentor Bunguri është shprehur se fatmirësisht zjarri është kapur ne kohë, pasi në të kundërtën ai do të rrezikonte edhe anijet e tjera që ndodheshin së bashku me të në kalatën numër 5-së të portit. Në anije ndodhen rreth 1300 ton karburant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›