"Dosjet", SHBA: Te shqetesuar per miratimin e ligjit

Ne deklarate thuhet se ambasada e SHBA-ve e ndoqi nga afer votimin e mbremshem ne parlamentin shqiptar qe miratoi ligjin per pastertine e figures me shumice te thjeshte dhe se eshte thellesisht e shqetesuar.
Me tej ambasada ne deklaraten zyrtare vijoi duke thene se ky ligj ngre pikepyetje serioze ligjore, qeverisese dhe kushtetuese te partneret nderkombetare perfshire Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ambasada i ben thirrje qeverise shqiptare te marre hapa te menjehershem ne konsultim me ekspertet nderkombetare per te siguruar qe ky ligj do te permbushe standartet nderkombetare.
Kjo eshte deklarata e trete qe del nga kjo ambasade per kete ceshtje. Ne fillim ambasadori Withers kritikoi ligjin, ndersa te dielen ne mbremje me ane te nje deklarate u pergenjeshtrua nje deklarim i kryeministrit Berisha i cili mohoi te kishte biseduar me ndihmes sekretarin e shtetit Daniel Frid.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code