E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë shënuan rritje

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë, arritën në vlerën 28 miliard e 120 milionë lekë në periudhën janar-tetor. 

TIRANË- Gjatë këtij viti është shënuar rritje e ndjeshme në shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë, arritën në vlerën 28 miliard e 120 milionë lekë në periudhën janar-tetor.
Struktura e importeve nga Kina përbëhet nga makineritë, pajisjet, pjesët e këmbimit, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile e këpucë. Ndërsa eksportet me Kinën përbëhen kryesisht nga minerale.
Importet nga Kina drejt Shqipërisë gjatë kësaj periudhe aritën në 25 miliard e 48 milion lekë, ndërsa eksportet 3 miliard e 72 milion lekë. Vetëm gjatë muajit tetor importet arritën në 5 miliard e 62 milionë lekë, ndërsa eksportet në 184 milionë lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›