E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak, dy adoleshentë përdhunojnë 14-vjeçaren

Shijak-Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në qytetin e vogël të Shijakut. Dy adoleshentë kanë rrëmbyer me anë të mashtrimit bashkëmoshataren e tyre. E kanë përdhunuar dhe vetëm pas dy orësh e kanë lënë të lirë. Kanë qenë familjarët e 14 vjeçares ata që kanë denoncuar në polici abuzimin me fëmijën e tyre.

Ngjarja

14- vjeçarja F.M po udhëtonte sot paradite në rrugën e fshati Koxhas drejt nje dyqani ushqimor, kur i kanë dalë perpara dy persona me maska. Nën presionin e kërcënimeve e kanë detyruar të shkonte me to në një vend ku nuk kalonin udhëtarë dhe nuk shikohej nga rruga. Pasi e kanë fshehur nga sytë e kalimtarëve, ata e kanë përdhunuar për disa ore rradhazi.

Pas më shumë se 4 orësh, kur edhe vonesa e vajzës e kishte shqetësuar familjen e saj, vajza është shfaqur në shtëpi e terrorizuar nga dhuna dhe me sy e bufatur nga të qarët. Prinderit e kanë pyetur se përse është vonuar dhe se  ishte me rroba të rrënuara  e plot baltë. 14- vjeçarja me lotë të sy ka folur përmes denesave për gjithë momentet e tmerrit që ka përjetuar. E ëma pasi ka marre këtë informacion të dhimbshëm mbi fatin e së bijës i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Shijakut.

Inspektoret e krimeve pas dennoncimin të bërë nga e mitura në prani të së ëmës, kanë kërkuar edhe më shume informacion rreth dy personave të maskuar, por 14 vjecarja ka thënë se ajo nuk i njihte rrembyesit. Nga kërkimet intensive në gjithë zonën rreth një orë e gjysëm pas ngjarjes policia ka prangosur dy të dyshuarit e ngjarjes së dhimbshme të cilët janë A.Domi 15- vjeç dhe Ervis Smoqi, 18-vjeç. Ata nuk kanë pranuar fillimisht fajin dhe kanë bërë të paditurin, por policia i ka vënë nën një hetim intensiv ndihmuar edhe nga hetues të Prokurorisë së Durrësit. Nga kontrolli shkencor dhe verifikimi i gjurmëve të lënë gjatë aktit të përdhunumit tek e dëmtuara si dhe tek lëngjet gjenitale që kishin vetë të arrestuarit është vertetuar se ata ishin përdhunuesit e 14-vjeçares. Policia ndërkohë ka gjetur e sekuestruar në cilësine e provës materiale edhe 2 maskat e përdorura nga përdhunuesit, të cilat janë njohur nga vajza e dëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›