Merr flakëautobusi i linjësDurrës-Plepa
DURRËS- Autobusi i linjës Durrës-Plepa ka marrë flakë gjatë kohës që udhëtonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, rreth orës 18:00, ndërsa mësohet se në momentin kur ra zjarri në autobus kishte edhe pasagjerë.
Shkak për rënien e zjarrit është bërë një avari në motor, ndërsa mësohet se shoferi ka mundur të hapë në kohë derën e autobusit, që pasagjerët të mund të dalin prej tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar nga pasagjerët, por vetëm dëme materiale.
(m.a/BalkanWeb)