Gjakmarrja, 11 vjecarjae ngujuar flet për ëndrrate të ardhmen
SHKODER- Ngujohen sepse i ruhen vrasjes së papritur nga familja tjetër armike. është një ligj i vjetër kanunor, rrënjët e të cilit në Shkodër jo vetëm që nuk po shkulen , por duket se po gjejnë hapësira cdo ditë.
Historia e radhës me temë gjakmarrjen është tregues i qartë se si ky ligj i lashtë ka filluar të kundërshtojë dhe vetëveten duke bërë pre të ngujimit edhe vajzat, e duke humbur kështu dhe aspektin burrëror të tij.
11 vjecarja me pseudonimin Linda është nxënëse e klasës së 6 dhe ëndërron të bëhet mësuese e të dalë lirshëm nga shtëpia pa patur frikë se gjakmarrja mund ti marrë asaj jetën, pa e filluar mirë atë.
Tre vite më parë, hasmi nga familja tjetër i vret të atin duke sjellë kështu vrasje zinxhir për dy fiset. ëndrrat e saj dhe të vëllezërve mbetën kështu të mbyllura brenda 4 mureve të shtëpisë, pasi zakoni mesjetar që tashmë ka bërë pre edhe femrat, nuk ja lejon daljen nga shtëpia.
“Rri këtu duke ëndërruar të jem e lirë, të luaj me shokët dhe shoqet. Nuk mund të dal sepse më kanë vrarë babin dhe kam frikë” tregon vajza.
Linda jeton me nënën e saj të mbetur të ve dhe 2 vëllezërit më të vegjël në Dukagjin të Shkodrës. Të vetmin gëzim që kanë këta fëmijë është mësimi që zhvillojnë në ambientet e shtëpisë. Ata janë të privuar të luajnë bashkë me shokët e shoqet, të cilët shpesh herë i vizitojnë në shtëpi.
(e.n/news24/BalkanWeb)