Terror në Lunik, Librazhd, kërkon me armë ndihmën ekonomike
Refuzimi i ndihmës ekonomike ka bërë që një banor në Komunën Lunik, në Librazhd të ndërmarrë një veprim ekstrem. Xhelil Xhafa ka marrë një armë zjarri automatik dhe për disa minuta ka terrorizuar banorët duke qëlluar në ajër. Madje, ai ka shkuar edhe më tej duke kërcënuar se do të qëllonte edhe banorët nëse nuk i përmbushen kërkesat.
Mësohet se gjatë kohës që mbante në tension banorët e Lunikut, Xhafa fliste edhe për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jeton familja e tij. Mësohet se herë pas here ai ka thënë se nuk kishte bukë për fëmijët e tij.
Ngjarja ka vënë në alarm strukturat e policisë së Librazhdit, të cilët kanë nisur një grup efektivësh drejt fshatit. Efektivët kanë negociuar për disa minuta me Xhelil Xhafën dhe më pas e kanë vënë në pranga.
Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit me të cilën Xhafa mbajti në tension për disa minuta banorët e Lunikut.