E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr fund debati ne Universitetin e Vlores emerohet rektori i ri

Albert Qarri do te marre drejtimin e UV-se. Shaska dha doreheqjen pas perplasjeve me MASH

Ka marre fund dje odiseja e Universitetit te Vlores qe kishte mbetur pa rektor pas doreheqjes se ish-rektorit Tanush Shaska i cili ishte perplasur jo pak here me ministrin e Arsimit z. Myqerem Tafaj. Presidenti i Republikes dekretoi dje rektorin e ri te Universitetit te Vlores Albert Qarri i cili kishte fituar ne zgjedhjet e zhvilluara me 23 dhjetor 2010.

Rektori i ri

Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi ka nenshkruar dje dekretin me ane te te cilit emeron ne baze te kompetences kushtetuese qe ka rektorin e ri te Universitetit te Vlores. Ne mbeshtetje te nenit 92 shkronja g dhe 93 te Kushtetutes se Shqiperise dekretoj Zoti Albert Qarri emerohet rektor i universitetit Ismail Qemali Vlore ndash thuhet ne dekretin e presidentit Topi.

prof. asoc. dr. Albert Qarri u zgjodh rektor i Universitetit te Vlores e votimin e dates 23 dhjetor pas doreheqjes se ish-rektorit Tanush Shaska. Ai fitoi zgjedhjet me 42 per qind duke lene pas dy kandidate te tjere. Perpara ketij posti Albert Qarri ka qene pedagog ne Fakultetin e Ekonomise dhe Drejtesise te Universitetit te Vlores prej disa vitesh si edhe dekan tre vitet e fundit.

Doreheqja e paralajmeruar

Ish-rektori Tanush Shaska dha doreheqjen ne nentor te vitit 2010 pas kerkeses nga ministri Tafaj qe te merrte nga ai leje per te dhene mesim jashte shtetit. Asnjehere nuk do te nderprese veprimtarine time shkencore mesimdhenese apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise. Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve.
Mendoj se asnjehere nje rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Mendoj se kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike ndash kishte deklaruar atehere Shaska.

Ai tha ne ate kohe se nuk perputhej vizioni qe ai kishte per universitetin me ate te ministrise qe e cilesoi madje edhe arbitrare duke deklaruar doreheqjen e tij te parevokueshme nga posti i rektorit te Universitetit te Vlores. Duke qene se filozofia ime mbi arsimin e larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur Ju dhe qeveria qe ju perfaqesoni duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet dhe duke pasur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri une jap doreheqjen nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores ndash thuhej ne deklaraten e Shaskes.

Te gjitha pergjegjesite administrative i ushtronte deri dje zv.rektori administrativ dr. Eustrat Zhupa i cili ne rregulloren dhe statutin e Universitetit te Vlores eshte personi i dyte ne pergjegjesi pas rektorit te universitetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›