Vasili Epidemia e gripit serume falas ne poliklinika

Ministri Vasili Serume falas ne poliklinika. Raportohen rastet e para me A/H1N1
Cdo person i prekur nga gripi i zakonshem do tu nenshtrohet edhe analizave te gripit te derrave. Qarkullimi i njekohshem i ketyre dy viruseve rrezikon te ngaterroje jo vetem personin e prekur por edhe mjeket te cilet mund te kurojne te semurin per grip sezonal. Per kete ministri i Shendetesise Petrit Vasili u ka kerkuar mjekeve te familjes dhe pediaterve te marrin si te dyshuar me A/H1N1 cdo rast gripi ne menyre qe mostrat te analizohen prane laboratorit te ngritur ne Institutin e Shendetit Publik.
Mbledhja
Sistemi i shendetesise eshte ne gjendje alarmi per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit A/H1N1 dhe gripit sezonal cka ka detyruar autoritetet e shendetesise ne marrjen e masave te menjehershme. Madje sipas te dhenave te ISHP-se ne vendin tone raportohen rastet e para me A/H1N1 por sipas mjekeve gjendja e tyre eshte e stabilizuar. Lidhur me situaten gripale ne vend kreu i shendetesise Petrit Vasili ka mbledhur dje mjeket e Tiranes per ti paralajmeruar se epidemia pritet te preke vendin tone ne fund te janarit. Ndaj ministri Vasili ka kerkuar prej tyre gatishmeri maksimale si dhe i urdheroi qe te gjitha rastet kur qytetaret kane nevoje per serume ta marrin ate ne qendrat shendetesore ne menyre qe te shmangen dyndjet neper urgjencat spitalore.
Nderkohe qe sipas te dhenave rritja e numrit te rasteve me te dyja viruset kerkon rritje te vigjilences se bluzave te bardha. Nderkohe qe nga rastet e raportuara nga institucionet shendetesore dhe nga parashikimet e OBSH-se vendi eshte ne prag epidemie.
Masat.
Mjeke te cilet operojne si mjeke familjeje do te marrin kontaktin e menjehershem me te gjitha kontingjentet qe ata mbulojne. Lidhur me femijet ne moshen pediatrike ne te gjitha qendrat shendetesore do te aktivohet sistemi i rehidrimit - tha ministri Vasili.
Vemendja e sistemit kete vit ne baze te sugjerimeve te OBSH-se dhe te porosive qe la ministri behet dyfishe per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit te gripit stinor dhe te virusit te gripit A/H1N1. Realisht jemi ne prag epidemie ndaj dhe sistemi po merr keto masa ne menyre qe ta perballoje ate sa me me pak deme - tha Pellumb Pipero drejtor i Politikave ne Ministrine e Shendetesise.
Ndonese nuk ka permendur raste konkrete z. Vasili u kerkoi te gjitha qendrave shendetesore te jene te pergatitur te afrojne gjithe ndihmen e nevojshme per pacientet qe shfaqin qofte dhe shenjat e hershme te ketij virusi.
Ai kerkoi bashkepunimin e ngushte mes qendrave shendetesore Institutit te Shendetit Publik ne Tirane e klinikes se semundjeve infektive ne Tirane. Mund te komunikohet ne kohe reale per te dyshuar cdo rast i cili kerkon nje trajtim te shpejte e te menjehershem pse jo dhe te perdorimit te tamifluse ne menyre qe tu dalim perpara perkeqesimeve te panevojshme te rasteve me A/H1N1 - nenvizoi Vasili.
Ministri i Shendetesise vuri theksin ne zbatimin ne menyre rigoroze te strategjise se vitit te kaluar e cila beri qe Shqiperia te kete numrin me te vogel te vdekjeve ne te gjithe rajonit. Strategjia konsistonte ne ndjekjen ne kohe detektimin e hershem te shenjave te semundjes dhe fillimin e tamifluse.