Bashkia e Tiranes ve kamerat urbane por s039kap hajdutet

Bashkia e Tiranes Mungon qendra e vrojtimit. Xhepistet vijojne ritin qetesisht
Vjedhjet neper urbanet e kryeqytetit vazhdojne masivisht. Instalimi i kamerave ne urbanet e rinj duket se nuk e ka ndalur fenomenin. Por ajo cka e ben me te veshtire frenimin e vjedhjeve eshte kapja e autorit. Kjo per shkak se autoresia mbetet gjithmone jetime. Ndonese duhej te ishin xhirimet e kamerave deshmitaret e vjedhjeve ato nuk shikohen nga asnje njeri. Drejtori i Transporteve ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija ka pranuar per Standard se disqet e instaluara ne kamerat e urbaneve te kryeqytetit nuk shikohen. Punavija sqaron se shkak per kete eshte bere mungesa e nje qendre per shikimin e disqeve.
Xhepistet
Per shume qytetare te cilet kane qene viktime e ndonje vjedhjeje ne urbane vendosja e kamerave ngjalli siguri pasi mendohej se ne rast konstatimi te ndonje vjedhjeje raportimet do te dergoheshin direkt ne polici pa pasur nevoje per deshmine e ndonje personi. Mirepo kamerat ne urbane jane thjesht per dekor pasi ato akoma nuk po kryejne funksionin per te cilin jane vene.
Ajo cka pohohet nga punonjesit e ketyre urbaneve eshte se kamerat rrine ndezur edhe pse tek asnjera prej tyre nuk shikohen xhirimet. Nderkohe qe vetem disa muaj me pare pronaret e tri linjave ku u vendosen urbanet e rinj u promovua se vendosja e kamerave ul ndjeshem vjedhjet dhe ngacmimet qe ndodhin rendom. Asokohe u tha se xhepistet apo edhe veprat e tjera si ngacmime do te jene nen mbikeqyrjen e kamerave te cilat gjenden te instaluara ne urban. Fale nje disku te instaluar ne kamere ajo do te regjistroje gjate gjithe dites dhe ne rast te konstatimit te vjedhjeve ato do te raportohen ne polici.
Vjedhja ndonese e konsideruar si veper penale ne urbanet e Tiranes ka gjetur rehatine. Sidomos ne Unaze nje linje e gjate me qarkullim te larte te udhetareve me sa duket ka lehtesuar edhe punen e xhepisteve.
Keshtu vjedhjet edhe pse mund te mos verehen nga personat ne urban ato jane te regjistruara nga kamera si dhe do te raportohen ne polici. Nje tjeter problem i verejtur ne kete linje eshte edhe ngacmimi seksual.
Situata ne keto linja do te vazhdoje keshtu pasi Bashkia e Tiranes ende nuk ka nje projekt konkret per ngritjen e kesaj qendre. Prandaj qytetaret e Tiranes do te duhet te jene te vemendshem teksa perdorin sherbimin urban ne qytet.