E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fund lidhja 3-vjeçare e Adit të BB me ekonomisten



Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”, Adi na ka dhënë një mesazh, nuk mund të krijonte qoftë edhe një flirt me një femër, paçka se mundësitë ishin, pasi kishte një lidhje shumë të rëndësishme jashtë. Vajza me të cilin ishte i lidhur djali 40-vjeçar ishte ekonomiste, 25 vjeç, me të cilën kishte rreth një vit e gjysmë histori dashurie, deri kur u fut në “Big Brother”. Ndryshe nga shumë konkurentë të tjerë të këtij spektakli, të cilët lidhjet dhe aventurat nxitonin t’i bënin publike, Adi ka preferuar që për këtë lidhje të ishte i rezervuar. Madje ne, të vetmen foto me miken e tij e kemi marrë natën finale kur ai doli nga shtëpia e “Big Brother”. Të gjithë mund të vinim bast se kjo histori do të përfundonte në fejesë e më pas në martesë, por lajmet e fundit tregojnë të kundërtën. Të paktën prej një muaji Adi dhe e dashura e tij nuk frekuentohen më dhe miqtë rrëfejnë se ata janë ndarë. Nuk dihen akoma arsyet e ndarjes, por duke pasur parasysh që bëhet fjalë për vetëm një muaj, ne shpresojmë që gjërat të sqarohen mes çiftit dhe ata të ribashkohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›