E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenden femrat me 8 mars, topless dhe kërcime erotike



Një “8 Mars” ekzagjerimi, ku vajzat dhe gratë e Tiranës dolën nga rregulli jetës normale për të qenë të pranishme në një natë tërësisht të nxehtë për të festuar dëshirat e tyre me alkool dhe lojra erotike. Kësaj here mbi kokat e tyre nuk hidheshin lule, dhurata më e zakontë për ditën e gruas, por veshjet e dy djemve të ardhur nga Maqedonia dhe një vajze nga Kosova, ndërsa bënë striptizë në pistën e improvizuar me këtë rast në club “Mumja” në Tiranë. Ishte ky lokal, që organizoi këtë natë të paharrueshme me qëllimin për t’u bërë si dhuratë të veçantë femrave të Tiranës, pikërisht dy djem dhe një vajzë, të cilët e nisën “spektaklin” e tyre në orën 20:00 dhe e vazhduan deri në orët e para të mëngjezsit, duke ju ofruar të pranishmëve “ekstazën” me lojën e tyre. Balerina kosovare i befasoi të gjithë me daljen e saj në topless, ndërkohë që pjesë e lojës së saj u bënë dhe disa vajza të pranishme, ashtu siç shihni në këto foto. Striptizë bënë dhe dy djem, të cilët nuk i thanë jo dëshirës së disa vajzave për të realizuar me ndihmën e tyre zhveshjen në skenë, dhe për të luajtur me to. E gjitha ishte në festë “funny”, që nuk mund të kishte ngelur jashtë vëmendjes së personazheve të njohur të cilët kishin ardhur aty për të mos humbur këtë natë striptize. Me aq sa mund të binin në sy për shkak se club-i ishte i mbipopulluar, ra në sy prania afër skenës e disa personazheve të “Big Brother” si; Gjimi, Juna, Pamela, aktorja Nigda Dako, si dhe këngëtarë, aktorë e sportisë të tjerë. Shumë vajza guxuan të ngjiteshin në pistë duke lënë mënjanë komplekset, ndërsa vetëm brenda pak minutave dy djemtë dhe vajza striptizë arritën t’i nxirnin femrat nga vetvetja. Katër vajza të veshura si police sexy dhe kamarierët me kapele metalizato ishin të vetmit që dukeshin në lëvizjet e tyre, kur dritat e club-it shuheshin. Ajo që binte në sy në këtë natë “8 Marsi” ishte se femrat kishin ardhur në këtë “funny party” në shoqërinë e njëra-tjetrës, duke i lënë në shtëpi partnerët e tyre.

Pamela dhe Gjimi dalin gjithnjë bashkë

Pjesë e kësaj nate ishin Gjimi dhe Pamela, dy ish-banorët e “Big Brother 3”, të cilët patën fatin të kalonin një eksperiencë shumë të shkurtër në këtë “reality show”. Kështu pas eliminimit të Pamelës, dhe daljes së Gjimit nga spitali, ata duket se janë lidhur shumë me njëri-tjetrin për të dalë vetëm bashkë nga lokalet dhe pub-et e kryeqytetit. Edhe natën e 8 marsit, ata kanë qenë te Mumja, dhe kanë preferuar të afrohen në pistë për ta shijuar nga afër striptizën e dy djemve dhe vajzës, të ftuar nga “Mumja”, për të realizuar këtë show, i vetmi në kryeqytet.

Juna në shoqërinë e një djali të panjohur

Pas ndarjes nga i dashuri, Juna e “Big Brother”, duket gjithnjë e më shumë e pranishme në jetës e natës, por gjithmonë në shoqërinë e ish-banorëve të tjerëve të BB, me të cilët arrin të ruajë miqësinë. Kështu Juna nuk ka munguar dhe në natën e striptizës në club “Mumja”. Ajo ka hyrë së bashku me Pamelën e Gjimin, dhe disa djem e vajza të tjerë, por më shumë ka qëndruar me një çun brun, siç e shihni në këtë foto. Nuk dihet më shumë për miqësinë e saj të re, apo detaje të tjera për jetën e saj private. Gjithsesi pas eksperiencës së vallëzimit në spektaklin “E diell”, nuk dihet se ç’plane ka për jetën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›