Merr fund sezoni per Quagliarella-n

Shërbimet mjekësore të klubit të Juventus-it lajmëruan gjatë mesditës se dëmtimi i sulmuesit Fabio Quagliarella është aq i rëndë, sa që ai nuk do të jetë më në gjendje të luajë deri në fundin e këtij sezoni.
Lajmet e këqija paraprake u konfirmuan, ndërsa rezonanca manjetike tregoi se napolitani ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit. Për t’u riaftësuar, ai do të ketë nevojë për një pushim 6-mujor, të shoqëruar me një terapi të veçantë.
Me Del Piero-n dhe Iaquinta-n të dëmtuar edhe ata deri në fundin e janarit, nevoja për të blerë një sulmues bëhet urgjente për klubin. Toni pritet të konfirmohet shumë shpejt si lojtari i ri i klubit.