Juventus Toni per te zgjidhur krizen

Prej kohësh ekzistojnë bisedime me Genoa-n për kartonin e sulmuesit Toni, por dështimi i fundit pritet të përshpejtojë tratativat. Një marrëveshje paraprake duket se është arritur dhe mbeten të bisedohen vetëm detajet e fundit.
Problemi kryesor për bardhezinjtë mbetet paga e lartë e Toni-t, i cili tek Genoa fiton katër milion euro për sezon. Ndërkohë, problemet e Juventus-it në sulm janë të mëdha. Iaquinta nuk do të luajë për një muaj, ndërsa Quagliarella mund të ketë mbyllur sezonin.
Blerja e afër e Toni-t nuk do të largojë vëmendjen as nga objektivat e tjerët për përforcimin e repartit ofensiv. Maxi Lopez i Catania-s, Floccari i Lazio-s, Floro Flores i Udinese-s, Huntelaar i Schalke-s dhe Gilardino i Fiorentina-s janë përfolur në ditët e fundit si objektiva të mundshëm të torinezëve.