Merr zjarr makina, plagosen 2 persona
Tirane-Nje aksident automobilistik, i cili ndodhi ne oret e para te mengjesit te djeshem, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi. Nje automjet me targa angleze, qe po udhetonte ne autostraden Tirane-Durres, ka marre flake gjate levizjes. Zjarri eshte nxitur nga perplasja e automjetit me trafikun ndares te autostrades. Dy personat qe udhetonin ne te, kane mundur te shpetojne, por per kane marre disa plage te lehta, gjate tentatives per te dale nga makina. Menjehere ne vendngjarje kane shkaur forcat e policise dhe zjarrefikeet, te cilat kane mundur te shuajne zjarrin, Per disa minuta, eshte bllokuar qarkullimi ne autostradesn Tirane-Durres, duke shkaktuar trafik ne levizje. Te plagosurit jane derguar ne spital, me plagosje te lehta, ku kane marre edhe ndihmen e nevojshme. Policia nisi hetimet per zbardhjen e rrethanave te aksidentit.