E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata zbuloi vajzen e humbur

Tirane-Gjendet shendoshe e mire, vajza 17-vjecare nga Paskuqani, e larguar nga banesa e bashkeshortit te saj qe prej nje jave. Nje dite pas publikimit ne media te humbjes se Erlinda Mulles, eshte bere e mundur gjetja e vendndodhjes se saj. Ka qene policia e komisariatit nr.5 te Tiranes, ajo qe nepermjet nje telefonate ka mundur te gjeje qytetin se nga ishte kryer. Burime zyrtare te kesaj policie thane per "KJ", se pas nje jave kerkimesh, kishte rene ne gjurme te vendndodhjes se 17-vjecares. Vajza kishte mbyllur telefonin celular gjate kesaj kohe qe ishte larguar dhe nje telefonate e kryer nepermjet nje telefoni fiks me shtetin grek, ka bere qe policia te lokalizoje qytetin ku ajo ishte ne ato momente. Policia kishte shperndare foton e vajzes neper te gjitha komisariatet ne rrethe, ndaj ka qene e lehte identifikimi i saj. Burime zyrtare te policise thane se Erlinda Mulla, u gjet mengjesin e djeshem, rreth ores 03.00, jashte ne nje lulishte ne lagjen "Kastrioti" te Fierit. Ne momentin e gjetjes, vajza ndodhej ne shoqerine e nje djali 18 vjec nga Fieri. Duke qene se per te kishte nje deponim nga familjaret, forcat e policise e kane marre vajzen dhe e kane shoqeruar, duke e kthyer ne familjen e bashkeshortit te saj, i cili ndodhet ne Itali ku punon si emigrant. Pasi eshte pyetur per shkakun e largimit, vajza eshte shprehur se "u largova nga shtepia sepse nuk duroja dot rregullat e forta te familjes se burrit". Nderkohe qe vete ajo mesohet te kete deklaruar kur eshte kthyer ne familjen e te shoqit, se nuk kishte fjetur me djalin nga Fieri, por vetem ishte shoqeruar me te. Pas kesaj, vajza eshte strehuar serish ne familjen e bashkeshortit te saj, nga Mirdita, por me banim ne Paskuqan. Sikurse mesohet, ajo jetonte ne kete shtepi me vjehrren e saj, dhe kunatin. Nje jave me pare, vajza 17-vjecare Erlinda Mulla, u deklarua e humbur nga vjehrra Tane Picaku dhe nena e saj Flamure Mulla. Sipas pohimeve te vjehhres, ajo ishte larguar nga shtepia te premten e kaluar, per te blere nje pako paracetamol, por nuk ishte kthyer me. Adoleshentja ishte e martuar, ndersa bashkeshorti i saj jetonte ne Itali. Gjate hetimeve policia e Tiranes kishte marre ne pyetje familjare, te aferm, dhe te njohur te adoleshentes. Vajza kishte pak kohe qe ishte martuar dhe shtepia e prinderve te saj dhe e familjes se bashkeshortit, ndodhen vetem disa metra larg njera-tjetres. Qe ne fillim ngjarja u trajtua si nje largim me deshire nga banesa per shkak edhe te moshes se papjekur te adoleshentes. Megjithate, policia shperndau foton e saj dhe nisi kerkimet, qe u shtrine ne te gjitha rrethet e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›