"Merremi shumë me thashetheme dhe s'bëjmë asgjë konkrete"
Lexova lajmin për premtimin e BE-së për të hequr vizat për serbët. Lexova dhe komentet që irritoheshin se si ka mundësi që Europa favorizonte serbët dhe neve, nuk na ka bërë kurrë lëshime për punë vizash.
Mendoj se nuk na e ka fajin Evropa që po afrohet me serbet. Nuk ka të bëjë fare me faktin, se kë favorizon Evropa, neve apo serbët. Evropës nuk besoj i bëhet shumë vonë për asnjërin nga ne. Nuk kanë nevojë ata, as për ne, as për Serbinë. Por Serbia i luajti mirë kartat e veta diplomatike.
Bëri gjithatë zhurmë për Kosovën, duke e ditur që e kishte humbur, dhe tani merr favore nga Evropa. Bravo u qoftë se dinë të kërkojnë atë që duan. Kurse ne, Evropa na hedh si leckë nga të dojë.
Faj këtu kemi të gjithë. Merremi shumë me thashetheme dhe s'bëjmë asgjë konkrete. Organizohuni njerëz dhe bëjini presion qeverisë. Kërkoni çfarë doni dhe mos jepni vota për të bërë ndere e favore. Jepini vota atyre që bëjnë punë dhe kanë kualifikime të duhura.
Si shpjegohet që pas 18 vjet dështimesh qeveritare, akoma kemi të njëjtët njerëz në krye? Fajin e kemi vetë, që i mbajmë gjallë këto klane që po na shkelin me këmbë.