E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekskursionet, sado të shkurtra të jenë, zëvendësojnë muaj e vite mësim"

E kisha të planifikuar të shkruaj një reportazh të gjatë nga ekskursioni i shkollës me mbesën time. Ne jetojmë në Toronto të Kanadasë. Ekskursioni ishte nga Toronto në Otava.

Mbesa më njoftoi një muaj përpara (duke patur parasysh porosinë e shkollës) që mund të marrin prindërit me vete si shoqërues. Vajza ime Lindita, la ditën e punës, (dihet sa kushton një ditë pune këtu), dhe me makinën e saj na mori me vete gjysh e gjyshe, (jemi ish-mësues pensionistë) në shoqërimin e mbesës dhe ekskursionistëve.

E tregova këtë rast, si kundërpeshë për rastin që lexova në një shkrim të gazetës, për një drejtor shkolle që ndaloi një ekskursion të nxënësve, sepse një vit më parë paskan bërë "paudhësi" në ekskursion.

Kjo është një arsye e pajustifikueshme, madje është vetë-diskredituese për punë të dobët të asaj shkolle. Kjo e lë zbuluar tërësisht atë këshill pedagogjik. Nuk mund të fajësosh nxënësit.

Kam një jetë mësues dhe drejtues shkolle në Tiranë. I kemi rënë Shqipërisë anë e mbanë pa asnjë problem. Ekskursionet, sado të shkurtra të jenë, zëvendësojnë muaj e vite mësim, zoti drejtor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›