E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tolkien e Dickens, për fëmijë

Pasardhësit e dy shkrimtarëve të njohur do t’i bashkojnë forcat, dhe do të shkruajnë dy përralla për fëmijë.

Michael Tolkien është nipi i J.R.R. Tolkien, autorit të romaneve ‘Hobbit” dhe “Zoti i Unazave”, përderisa Gerald Dickens, është stërnipi i shkrimtarit tjetër të njohur britanik, Charles Dickens.

Tolkien, që përndryshe është poet, ka paralajmëruar se dy përrallat për fëmijë, në fakt, do të jenë versione të zgjeruara të përrallave të dikur atij ia kishte treguar gjyshi i njohur, e të cilat ishin shkruar nga Florence Bown, në fillim të shekullit të kaluar.

Libri i parë do të quhet “Dëshira”, dhe do të bazohet në përrallën “Dëshira e Purpurt”, e cila flet për dy fëmijë që, me ndihmën e gurëve magjikë të një magjistari mundohen të shpëtojnë luginën në të cilën jetojnë. Libri i dytë do të quhet “Ylberi”, dhe do të bazohet në përrallën “Ana Tjetër e Ylberit”, dhe pjesë saj do të jetë vetëm një pjesë e botës magjike, në të cilën Bown i vendosi personazhet e saj, ndërkohë që vetë personazhet do të ndryshojnë.

Të dy librat për fëmijë do të dalin në shitje deri në fund të vitit, shkruan shtypi britanik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›