E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bomba në Lahore, 19 të vdekur

Dy bomba të vogla shpërthyen në qytetin lindor Lahore të Pakistanit në orët e vona të së mërkurës, duke lënë të vrarë 19 persona.

Shpërthimet, të cilat ishin megjithatë intensive, kishin si shënjestër një treg të pemëve në këtë zonë, ku njerëzit po blinin pemë dhe gjëra të tjera ushqimore, për të përgatitur darkën pas perëndimit të diellit në kuadër të Ramazanit.

Zyrtarët thanë se bombat ishin të kurdisura për të shpërthyer në një kohë të caktuar.

Ata njoftuan se njëra nga bombat ishte e vendosur në një zonë për parkim jashtë tregut, ndërsa tjetra ishte e pozicionuar nën një karrocë transportuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›