E Diel, 1 Nëntor 2026

Merrte rryshfet, arrestohet kirurgu i burgut, Ardian Nelaj

Tiranë- Një mjek tjetër ka rënë sot në prangat e policisë për korrupsion pasiv. Kirurgu i Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, Ardian Nelaj bënte operacione karshi rryshfetit që merrte nga pacientët. Ky është rasti i dytë kur një kirurg arrestohet, pas kirurgun Kastriot Dautaj që u ndalua tre muaj më parë për të njëjtën akuzë.

Sot Drejtoria e Policisë së Tiranës përmes zëdhënëses bëri të ditur se shtetasi Ardian Nelaj, me profesion Mjek - Kirurg, me detyrë Shefi i Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, dyshohet se përfitonte para në mënyrë të paligjshme”. Doktori duket se iu kërkonte pacientëve 20 mijë lekë për një operacion, ndaj edhe ka rënë në pranga. Operacionet ai i kryente në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr.2 Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “Standarti i Garantuar”, që u finalizua nga Seksioni Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Njësinë e Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Nga hetimet dhe përgjimet rezultoi se shtetasi i lartëpërmendur u kërkonte ryshfet të afërmëve të pacienteve në shuma që varionte deri në 20 000 lekë për një operacion.

Në ngarkim të tij të mjekut 38 vjeçar Ardian Nelaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte nisur proçedimet penale, sepse dyshohej për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shumat e parave: 545 000 lekë, 760 Euro dhe 100 dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›