E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meryl Streep do të jetë “gruaja e hekurt”

Në janar, Meryl Strip ka marrë pjesë në një seancë debatesh në dhomën e deputetëve. Pathé Cinéma, Film 4 dhe Twentieth Century Fox do të bëjnë një film për Margaret Thatcher. The Iron Lady do të drejtohet nga Phyllida Lloyd. “Ideja ka lindur para tre vjetësh, menduam se një grua shteti si Margaret Thatcher është aq tërheqëse, saqë i takon t’i kushtosh një film”. François Ivernel, drejtor i filialit anglez të Pathé Cinéma, ka tashmë të tijin suksesin me filmin Slumdog Millionaire në 2008. Përse kemi zgjedhur të marrin si aktore Meryl Streep, “Ishte emri i të parit person që na erdhi në mendje kur menduam për filmin”. Ndërsa aktorja nga ana e saj ka afro 6 muaj që merret me rolin. “Për mua është një sfidë e pazakonte dhe shumë ndjellëse. Përpiqem ta përballoj rolin me shumë zell dhe të kem shumë kujdes në detaje, ndaj imazhit dhe cilësive që ka Lady Thatcher. Shpresa ime e vetme është që të filloj t’i ngjaj këmbënguljes së saj”, ka pohuar aktorja. Invernel konfirmon se “që kur ajo e mori vesh se do të luajë rolin e Margaret Thatcher, Meryl Streep ka ardhur dy herë në Londër për detajet e skenarit dhe ta zbukurojë me finesën dhe inteligjencën që e karakterizon”. Në kundërshtim me atë që është thënë dhe është shkruar në Internet, filmi nuk do të jetë i fokusuar në rolin e Margaret Thatcher. Aty do të flitet për fatin e grave në politikë, drejtuese shtetesh, të cilat filmi do t’i vërë në dukje, pa lënë pas dore aspekte të jetës së saj intime dhe familjare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›