Mes Brazilit dhe Argjentinës
Nikoqiri Argjentina mendon se është e “obliguar” të fitojë Copa American, pas ndërtimit të një ekipi rreth yllit Lionel Messi dhe as që dëshiron të mendojë për mundësinë e përfundimit në pozitën e dytë, prapa rivalit më të madh Brazilit, për herën e tretë me radhë.
Armiqtë e vjetër u takuan në dy finalet e kaluara të garës kryesore të shteteve nga Amerika e Jugut, ku Brazili fitoi të dyja herët, por Argjentina synon që me përparësinë e terrenit vendas të fitojë trofeun për herë të parë nga viti 1993. Gara e këtij viti zhvillohet nga 1-24 korrik.
Derisa Argjentina ka Messin, i cili ka dalë në skenë si pasardhës i Diego Maradonas, Brazili llogarit në talentin e ri 19 vjeç Neymar, i cili konsiderohet si Pele i ri dhe tashmë ka udhëhequr Santosin drejt triumfit në Copa Libertadores.
“Është obligim i yni të fitojmë garën”, tha selektori i Argjentinës, Sergio Batista.
Argjentina e fillon garën në stadiumin Ciudad de La Plata të premten, kur takohet me Bolivinë në Grupin A.
Ata kanë arsye për hakmarrje pas disfatës së thellë 6-1 në përballjen e tyre të fundit dy vite më parë, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin botëror 2010, takim i zhvilluar në lartësi mbidetare dhe nën drejtimin e Maradonas si selektor i Argjentinës.
Një repart sulmues i përbërë nga Messi, Carlos Tevez dhe Ezequiel Lavezzi, me opsione Gonzalo Higuain, Sergio Aguero dhe Angel di Maria në bankinë, nuk duhet të ketë telashe për të mposhtur Bolivinë në një grup relativisht të lehtë për nikoqirin.
Ata do të ndeshen edhe me Kolumbinë dhe Kosta Rikën. B
razili, me selektorin Mano Menezes, i është kthyer “lojës së bukur” pas përfundimit të epokës pragmatike të Dungas dhe fillon garën kundër Venezuelës në Grupin B të dielën në të njëjtin stadium, para se të shkojë drejt Cordobas, ku do të takohet me Paraguain dhe Ekuadorin.
Uruguai hyn në garë pas përfundimit në pozitën e katërt në Kampionatin botëror 2010 me pothuajse grup të njëjtë të futbollistëve, të udhëhequr nga sulmuesi Diego Forlan.
Edhe Uruguai do të zhvillojë një ndeshje në La Plata – obliguese për ekipet bartëse të tre grupeve – por vetëm pas përballjes me ekipin mysafir të garës me Meksikën më 12 qershor. Ata e fillojnë grupin C në San Juan kundër Perusë të hënën.
Kili dhe Paraguai, që u paraqitën me sukses në Kampionatin botëror 2010, e sidomos këta të fundit që për herë të parë u paraqitën në gjysmëfinale, do të jenë kundërshtarë të vështirë. Kolumbia mbështetet te sulmuesi Radamel Falcao Garcia, i cili me skuadrën e tij Porto fitoi kampionatin portugez dhe Europa League. Fituesi i CONCACAF Gold Up, Meksika dhe Kosta Rika janë ekipe mysafire.
Grupi A
Argjentina
Bolivia
Kosta Rika
Kolumbia
Grupi B
Brazili
Venezuela
Paraguai
Ekuadori
Grupi C
Uruguai
Meksika
Peru
Kili