E Shtunë, 31 Tetor 2026

K-League rrezikon të mbyllet

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 11:19

Liga e vetme profesionale në futboll e Koresë së Jugut mund të mbyllet nëse përfshihet në një tjetër skandal të kurdisjeve, ka kërcënuar një ministër i qeverisë të enjten.

K-League është goditur fuqishëm tashmë disa javë pasi 10 futbollistë përballen me akuza kriminale, ndërsa një tjetër është i përfshirë në vetëvrasjen e një futbollisti.

Në të ardhmen ekipet, futbollistët e të cilëve janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve, do të përjashtohen nga gara, ka thënë zëvendësministri i sportit Park Sun-Kyoo, pas diskutimeve me 16 delegatë të klubeve dhe zyrtarë të ligës.

“Ne do të konsiderojmë mbylljen e K-League si skenar në rastin më të keq”, paralajmëroi ai. Prokurorët e shtetit do të përmbyllin hetimet rreth këtij skandali më 7 korrik, shtoi ai.

Takimi u zhvillua pasi Choi Sung-Kuk, ish sulmues i ekipit kombëtar, më herët gjatë kësaj jave pranoi përfshirjen e tij në kurdisje gjatë paraqitjes për një ekip ushtarak të futbollit vitin e kaluar.

28 vjeçari Choi, tani anëtar i Suwon Samsums Bluewings, është futbollisti më me emër i përfshirë në skandal. Nga 11 futbollistët e tjerë të akuzuar, të gjithë përveç njërit janë dënuar përjetë nga K-League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›