Poezi nga Aleksandër Çipa
DJEMVE TE MI
...prej jetës sime nuk kam frikë,
Ditë e fëmijës më drithëron.
Në fat të shkëmbit s`mund të mbesë Njeriu
Se sendi veten kurrë s`e shumon.
Dhe lihet guri në kohë të pacaktuar
Ndanë rrëpirash, mes lumi, a diku
Ndanë tij lëvrijnë erërat dhe njeriu
Në mëtime, pa pyetjen: Ku?
Po ngjet të jesh në skajin pa njeri
Ku lëmshi jep fill dhe nuk zgjidh
Atëherë bindesh së fëmija larg,
Është fati i paduskshëm që të lidh.
Heshtim i ngurtë i hurit veç harrohet
Kur vjen vrulli i ujit, ndanë tij,
Që ta shikosh në dritë tjetër,
Dhuroi botës frymë nga një fëmijë!
MERZI TE MOS KEM
Me Njeriun,
me detin,
me mjegullën,
me thinjat,
me diellin e zhytur,
me detin,...
Me syrin e kaltër
me lotin,
me lotin që s`thahet...
Dënuar jam përjetë
...merzi të mos kem.
Me dashurinë e përparme
Vendi ynë i vogël,
sa e lan vendi yt.
Me loton tim të munguar, mund të rilahet.
Vendi ynëi vogël ku ne s`ndjehemi ngushtë…
Dhe prapë mundimin
e kemi të madh.
Mbrëmë
Më mungove, më shumë se më parë
Edhe pse e dija se jemi veç e ardhme.
Po vendi ynë i vogël,
Dhe koha po e tillë
Për të ndarë ditnatën
Nga ditnata e pasme…
Mes nesh, me dahsuri
Madhohet deshira e ardhme,,,
KUR PRISNIM AKRIN
Ti po vonohesh kaq gjatë,
Eja tashmë, mos na jep mërzinë!
Mes në të dyve ti duhesh,
Të jetësosh Dashurinë!
Ti po vonohesh kaq gjate,
Kuptohet, s`ta duam as ngutjen!
Artin e madh të krijimit tënd,
E nisëm me Puthjen!
***
Thuhej jeta dhe pa gjuhë,
Shkohej mosha dhe pa ditë…
Në një pritje kaq të shkurtër
Jemi dy,-
Sa për të gjithë!
Marrë nga: Zhurma e Qetësisë, Çpa, Aleksandër. Shtëpia Botuese EUGEN, 2005
...prej jetës sime nuk kam frikë,
Ditë e fëmijës më drithëron.
Në fat të shkëmbit s`mund të mbesë Njeriu
Se sendi veten kurrë s`e shumon.
Dhe lihet guri në kohë të pacaktuar
Ndanë rrëpirash, mes lumi, a diku
Ndanë tij lëvrijnë erërat dhe njeriu
Në mëtime, pa pyetjen: Ku?
Po ngjet të jesh në skajin pa njeri
Ku lëmshi jep fill dhe nuk zgjidh
Atëherë bindesh së fëmija larg,
Është fati i paduskshëm që të lidh.
Heshtim i ngurtë i hurit veç harrohet
Kur vjen vrulli i ujit, ndanë tij,
Që ta shikosh në dritë tjetër,
Dhuroi botës frymë nga një fëmijë!
MERZI TE MOS KEM
Me Njeriun,
me detin,
me mjegullën,
me thinjat,
me diellin e zhytur,
me detin,...
Me syrin e kaltër
me lotin,
me lotin që s`thahet...
Dënuar jam përjetë
...merzi të mos kem.
Me dashurinë e përparme
Vendi ynë i vogël,
sa e lan vendi yt.
Me loton tim të munguar, mund të rilahet.
Vendi ynëi vogël ku ne s`ndjehemi ngushtë…
Dhe prapë mundimin
e kemi të madh.
Mbrëmë
Më mungove, më shumë se më parë
Edhe pse e dija se jemi veç e ardhme.
Po vendi ynë i vogël,
Dhe koha po e tillë
Për të ndarë ditnatën
Nga ditnata e pasme…
Mes nesh, me dahsuri
Madhohet deshira e ardhme,,,
KUR PRISNIM AKRIN
Ti po vonohesh kaq gjatë,
Eja tashmë, mos na jep mërzinë!
Mes në të dyve ti duhesh,
Të jetësosh Dashurinë!
Ti po vonohesh kaq gjate,
Kuptohet, s`ta duam as ngutjen!
Artin e madh të krijimit tënd,
E nisëm me Puthjen!
***
Thuhej jeta dhe pa gjuhë,
Shkohej mosha dhe pa ditë…
Në një pritje kaq të shkurtër
Jemi dy,-
Sa për të gjithë!
Marrë nga: Zhurma e Qetësisë, Çpa, Aleksandër. Shtëpia Botuese EUGEN, 2005