E Diel, 1 Nëntor 2026

Rene Preval, sërish President?

Haiti, një nga shtetet më të varfëra dhe njëkohësisht më të pazhvilluara ne hemisferën perëndimore, përfundimisht zgjodhi presidentin e tij. Zgjedhjet u zhvilluan ne daten 7 shkurt 2006 duke i dhen Rene Preval, perfaqesues i Partise Lespëa, fitoren me 51% perqind te votes. Në garën presidenciale mernin pjese 33 kandidatë, me Leslie Manigat (i cili ka qene president per katër muaj ne vitin 1988) si kundershtarin me të fortë të Preval. Qindra observues nga shtete të ndryshme të botës ishin mbledhur për të vëzhguar zgjedhjet që ishin anulluar katër here më parë. Përveç observuesve ndërkombëtar (250 internacional), mernin pjese gjithashtu edhe 36,000 observues vendas dhe afer 9000 trupa paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara (KB). Nga ana e popullit, 90% te njerezve qe mund te votonin ishin regjistruar. Ashtu siç ishte parashikuar, pjesemarja e popullit ne këtë garë presidenciale ishte relativisht e larte. Por edhe keto zgjedhje ishin karakterizuar nga disa duke perfshire mashtrime. Disa raportuan që zonat e votimit nganjehëre mbylleshin para kohe. Edhe pse Preval eshte deklaruar fituesi, kjo nuk ndodhi përpara se rreth 85,000 fletë votimi bosh u perjashtuan nga numerimi. Ne këtë mënyre u sigura që nuk do te ribeheshin zgjedhjet midis dy kandidatëve kryesor. Rene Preval do të fillojë detyrën në Maj të këtij viti.

Mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik

Haiti ndodhet ne nje ishull qe e ndan ate me Republiken Dominikane ne detin e Karibeve. Ashtu si shumë shtete te Amerikes Latine, Haiti ka përjetuar kolonializmin spanjoll dhe francez ashtu si dhe skllaverine deri me vitin 1804, kur ajo fitoi pavaresine nga Franca. Por edhe pasi fitoi pavaresine, Haiti ka qene gjithmone nje vend i karakterizuar nga varferia dhe mosqendrueshmeria politike. Divergjenca rracore (ashtu si ato midis pakices mulate dhe shumicës se zeze), konflikte midis shtresave te popullit (me pak se 10% e Haitianeve përbëjnë elitën qe ka kontroll mbi politikën e vendit), borxhet kombëtare (qe nga 1843 kur duhej ti merrte borxh Francës per tu çliruar nga ajo), luftrat civile (1804-1820), një trashëgimi e udhëheqësve diktatorialë dhe të korruptuar (veçanërisht diktatorët babë e bir Duvalier gjatë pjesës së dytë të shekullit të 20-të), janë disa nga faktorët që e bëjnë Haitin një nga vendet me varësi të madhe ekonomike dhe politike në organizata ndërkombetare si Kombet e Bashkuara (KB), Banka Boterore (BB), dhe Fondi Monetar Nderkombetar (FMN). Përveç organizatave ndërkombëtare, Amerika gjithashtu ka luajtur nje rol te rëndësishëm në Haiti. Në vitin 1915, pas vitesh kaosi politik, Amerika ndërhyri ne Haiti për te qëndruar atje deri ne 1934. Por kjo s`do te ishte hera e fundit qe Amerika do te ndërhynte ne këtë vend, tre vjet pasi ushtria e përzuri Aristid-in nga shteti, ne 1994, Amerika ndërhyri përsëri për të lejuar rikthimin e tij. Ne vitin 2004, kur Aristid u largua nga presidenca per shkak te kryengritjes popullore ndaj tij, grupe rebele u vunë ne kontroll të shtetit. Mungesa e investimeve falë mosqëndrueshmërise politike, ritmet e shpejta te inflacionit, dhe defiçiti ne tregëti janë disa nga problemet kryesore që duhet të ballafaqojë shteti sot.

Kush është Rene Preval?

Preval është diplomuar për agronomi nga Kolegji Gembloux në Belgjikë. Ne vitin 1963, ai u detyrua te largohej nga Haiti duke u konsideruar si i rrezikshëm nga "Papa Doc" (diktatori Francois Duvalier). Ai nuk ështe nje figurë e re ne arenën politike të Haitit. Kur Jean Bertrand Aristide ishte president nëe Haiti gjatë vitit 1991, Preval u zgjodh kryeministër, por kur nje grusht ushtarak e detyroi Aristide te ikte nga shteti, kjo i dha fund gjithashtu edhe postit te Preval, te paktën perkohësisht. Pesë vjet më vonë, Preval u zgjodh president (1996-2001) me afërsisht 88% te votës popullore. Si president, Preval lejoi privatizimin e disa kompanive, uli nivelin e papunësise, dhe përkrahu luftën ndaj abuzimeve në të drejtat e njeriut. Por, gjatë dy viteve të para të kësaj presidence, kryeministri qe kish zgjedhur Preval ndeshi kundërshtime nga populli. Pasi kryeministri hoqi dorë nga posti i tij, Preval duhej të përballonte kundërshtimet e legjislativit. Legjislativi nuk aprovonte asnjë nga personazhet që Preval propozonte per kryeminister. Ne 1999, për shkak të këtyre divergjencave, Preval vendosi nje qeveri te re me dekret. Ne vitin 2001, Aristide u zgjodh sërisht president duke e bërë Preval, në këtë mënyrë, te konsiderohet ndër të paktët presidentë në historine e Haiti qe nuk eshte përzene nga posti. Preval njihet për simpatinë ndaj të varfërve në Haiti dhe gjithashtu për marrëdhëniet e afërta me ish-presidentin Aristide.

Çfarë e pret Preval?

Presidentin Preval e presin probleme dhe sfida të gjera politike dhe ekonomike. Së pari, Preval duhet te siguroje pranimin e opozites dhe shteteve ndërkombëtare (sidomos Amerikes) të rezultateve të zgjedhjeve, dhe ne këtë mënyre të sigurojë pozitën e tij si president. Nëse Preval nuk është në gjendje të sigurojë postin e tij si President atehere mund te ballafaqohet me të njëjtin fat që pati Aristide ne 2004 kur u detyrua te ikte sërisht nga shteti, për të lënë pas një gjendje kaotike. Përveç sigurimit të postit të tij, Preval do te duhet te sigurojë stabilitet në shtet duke ndërmarrë reforma që do të përmirësojnë aspektin social të vendit. Duke qënë se Haiti eshte demobilizuar militarisht, Preval patjetër do t'i nevojitet ndihma e vazhdueshme e trupave te KB. Preval, gjithashtu, duhet t'i tregojë popullit të tij reforma duke filluar pikerisht me uljen e korrupsionit politik dhe duke vazhduar me tej tek nivelet e larta te papunësise, trafikut te drogës, semundjeve, etj. A do te shohim nje Preval ndryshe nga ai qe zuri presidencen ne 1996? A do te kete Preval te njëjtin fat si shumica e presidënteve të tjerë ne historine e Haitit? Sa do te jete përkrahja nderkombetare per Preval duke qene se zgjedhjet kane qene te kontestuara? Nje gje eshte e sigurt, varësia në ndihma nderkombetare është nje pike e rëndesishme per zhvillimin e Haitit. Se sa do te mundet Preval ta minimizojë këtë varësi do ta tregojë koha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›