Mes “betejës” së të mëdhenjve?
Ka më shumë se 600 vjet që kur në Kosovë ka ndodhur një betejë (Beteja e Kosovës), përfundimin e secilës askush nuk mund ta thotë saktë se, çfarë ka ndodhur realisht në atë betejë. Kush ishte fituesi e kush humbësi? Serbët thonë se ata e fituan betejën, që ishte momenti vendimtarë në historinë e tyre për ta “fituar” të drejtën për të udhëhequr me Kosovën. Turqit, në anën tjetër, thonë se ata e fituan këtë betejë dhe se serbët kanë humbur.
Brenda një muaj të dy palët erdhën në Kosovë për ta festuar këtë ngjarje, ndërsa që shqiptarët nuk u identifikuan me asnjërën nga to në festimin e saj, edhe pse beteja ka ndodhur në territorin e tyre apo nuk kishte asnjë reagim. Për këto sjellje të shqiptarëve mund të japim tre shpjegime. E para, me këto veprime shqiptarët dërgojnë “ujë në mullirin serbë” dhe bëhen sikur vërtet nuk ishin të pranishëm në Kosovë, kur ndodhi kjo betejë. E dyta, se mund të mos u kujtohet asgjë nga ajo ngjarje ose, se kanë qenë të ndarë në dysh dhe nuk dinë se nga duhet anuar për të festuar. E treta, se duan të jenë qëllimisht indiferent ndaj kësaj ngjarje dhe ua zënë për të madhe të dy palëve që shtyhen për një vend të huaj.
E vërteta është se Kosova kurrë, bazuar nga ato që shkruan historia dhe librat e ndryshëm, nuk ka qenë një vend i qeverisur plotësisht nga qytetarët e saj. Ka qenë një territor i sunduar nga të tjerët në vazhdimësi, një territor që është bartë nga një regjim tek tjetri, duke u hedhur sa nga një anë në anën tjetër. Në fakt Kosova ka përngjarë në shekujt e kaluar si një topi i hedhur në një fushë, me të cilin kanë mundur të luajnë të gjithë dhe në fund të ndeshjes topi është marr nga ai që ka qenë me i forti, dhe kjo histori është përsëritur deri në vitin 1999.
Pas luftës së fundit të vitit 1998/99 u duk sikur topin po e ndalë pronari i fushës dhe me këtë edhe do t’ua ndalojë të tjerëve që në të ardhmen të luajnë në këtë fushë, me ndihmën e miqve. Por, gjatë këtyre tetë viteve të pas luftës duket se nuk ditëm ta ruajmë mirë topin dhe e hetuan ku e kemi fshehur dhe gati sa nuk na e kanë marr përsëri nga dora, kjo sepse u mashtruam nga euforia e fitores ndaj njërës palë në lojë, Serbisë. Tani rrezikojmë që përsëri, pak me jarani, pak me kopili dhe pak me trimëri ose pa na pyetur shumë, në fushën tonë të luhet loja e vjetër, por nga ekipe të reja.
Kohëra kanë ndryshuar tani, por jemi në rrethana po aq të vështira sa ishim gjatë atyre viteve. Atëherë kishim, siç thuhet turqit dhe serbët që “luftonin” për ta sunduar Kosovën, ndërsa sot kemi Perëndimin dhe Lindjen. Nëse ndalemi dhe mendojmë, na duket sikur po përsëritet “Beteja për Kosovën” dhe kjo pas afër shtatë shekujve. Derisa Kosova vazhdon të kërkoj të drejtën e saj për të qenë e pavarur, të tjerët e kundërshtojnë atë. Perëndimi, ShBA-ja dhe disa vende të BE-së, janë për Kosovën e pavarur, ndërsa që Rusia, Serbia dhe disa vende tjera e kundërshtojnë këtë. E gjithë vëmendja apo “beteja” për këtë fitore tani është bartur në Kosovë dhe këtu po zhvillohet.
Të gjithë e dimë se Lufta e Parë Botërore ka filluar në Ballkan, Sarajevë, atëherë kur nuk pritej fare. Nuk po themi se Lufta e Tretë do të fillojë në Kosovë, por se po ngritë tensione dhe nxehë gjakrat e palëve po. Kosova e vogël po rikthen hasmëritë, xhelozitë dhe urrejtjet mes të mëdhenjve apo mes atyre vendeve që për 50 vjet ishin në këtë gjendje. Duke shfrytëzuar Kosovën si pikë për mos pajtim, del se të dy blloqet kanë pasur shumë mospajtime dhe kurrë nuk kanë qenë të pajtuara, por se qëllimet dhe ambiciet i kanë pasur të heshtura dhe kanë pritur momenti për t’i shprehur ato. Në një moment ka dal çështja e statusit të Kosovës në sipërfaqe dhe tani po shfrytëzohet shumë mirë nga të gjitha palët për të treguar se, sa mospajtuese kanë qenë ata me politikat e njëri tjetrit.
Pretendimet e reja për territore, gara në teknologjinë ushtarake, provokimet ajrore, por edhe hedhja e “rastësishme” e raketave nga palët në territoret e kundërshtarit nuk janë asgjë tjetër vetëm se rikthim i viteve të “50-ta të shekullit XX, por tani në mënyrë me moderne. Këto janë veprime për të matur impulset e palës tjetër se, si do të reagonte ajo nëse vërtet do të ndërmerrej ndonjë aventurë. Nëse ndalemi në veprimet e fundit dhe e shikojmë “luftën” diplomatike që u zhvillua në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, mund të arrijmë në një përfundim se, palët kanë pritur një rast për t’u ballafaquar dhe rastisi të jetë Kosova fusha e “betejës” së të mëdhenjve. Tani a duhet sakrifikuar çështja e Kosovës në shkëmbim të uljes së tensioneve mes palëve? Se po kërkohet ky përfundim nuk është larg mëndësh, procesi është duke ecur asaj rruge, nisur nga zhvillimet e fundit. Ata janë duke thënë, në emër të paqes dhe stabilitetit politikë në rajon dhe me gjerë duhet të sakrifikoheni ju që të tjerët të jetojnë në paqe! Për të qenë në “paqe” të mëdhenjtë duhet sakrifikuar të vegjlit. Shqiptarët kanë thënë se nuk do ta pranojmë këtë lojë, por e vërteta është se nuk po mund t’u kundërvihemi të mëdhenjve, nuk po kemi forcë. E kishim dikur, në vitet e para të pas luftës së fundit, por nuk është shfrytëzuar nga askush dhe iku shansi. Tani nëse u kundërvihemi, ndërkombëtarët që tani kanë filluar të na paralajmërojnë për pasoja të ndryshme, që nga izolimi dhe mbyllja e dyerve për në BE, mos njohjen e atij vullneti, rrezikimin e territorit, deri tek etiketimi i fajtorit në rast të dështimit ose mos bindjes për të hequr dorë nga vullneti ynë.
Në një situatë të tillë, kur nuk mund të veprosh vetë dhe je i detyruar t’i dëgjosh të tjerët ose t’u bindesh të mëdhenjve, Kosova është duke rrezikuar që të futet në rrethin vicioz, që për afër katër dekada vazhdon të jetë Palestina. Procesi apo rruga që tani po ndiqet për ta zgjidhur çështjen e Kosovës i ngjason shumë procesit në Palestinë dhe kjo mund të vërehet fare lehtë, sidomos pas dështimit të Planit të z. Ahtisarit që të miratohet në KS të OKB-së. Tani kemi një ekip të ri negociator ndërkombëtar për statusin e Kosovës, për nga përbërja shumë i ngjashëm me atë në Palestinë. Edhe këtu, sikur atje kanë filluar të ndërrohen ndërmjetësuesit. Edhe në Kosovë, si edhe në Palestinë janë të përfshira, ShBA-ja, BE-ja, Rusia dhe OKB. Ngjashmëria tjetër është se edhe Palestinës ka disa vite që i është premtuar pavarësia, madje edhe nga amerikanët, por që ajo ka mbetur vetëm në kornizat e deklaratave. Edhe neve na është premtuar, madje edhe nga presidenti Bush, se do ta kemi pavarësinë, por nga askush nuk është thënë se kur do të ndodhë, ose është dhenë ndonjë afat sa për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Kjo zvarritje e zgjidhjes së statusit përmes negociatave të pafund dhe deklaratave optimiste se kjo do të ndodhë, është po ashtu e ngjashme me atë në Palestinë dhe sa herë që situata tenton të dalë nga kontrolli, si edhe në Palestinë, ose ftohen liderët në qendrat ndërkombëtare ose ata vijnë këtu për t’u dhenë udhëzime dhe shpresa se procesi do të përfundojë. Por, asnjë herë nuk thuhet, kur?
Të mendojmë pak rreth këtyre skenarëve. Çka nëse vazhdon kjo gjendje apo tenton të imponohet logjika e sipërpërmendur e zvarritjes pa fund? A duhet të ndodhë diçka e madhe për ta ndryshuar këtë qasje? Mos duhet përsëritur edhe një herë “Beteja për Kosovën” që të dihet fituesi? Kush do të ishin palët që do të përballeshin në këtë betejë? Me siguri shqiptarët dhe serbët po, për këtë thonë se janë të gatshme të dy palët, por të mëdhenjtë, a do të futen në lojë si ndihmës të palëve që mbështesin? Kjo është dilema dhe kjo frikëson të gjithë, se mos futja në betejë për të vegjlit, do të sjell pasoja të mëdha, të na përsëritet ngjarja e fillim shekullit të XX. Huntington në librin e tij “Përleshja e Civilizimeve” parasheh shumë gjëra. Në një mënyrë ai e thotë se, popujt e vegjël do të sakrifikohen nga të mëdhenjtë apo se popujt me të vegjël se dy milion nuk do të mund t’i mbijetojnë zhdukjes gjatë viteve në vazhdim. Mos do të na dalë si i vërtet ky përfundim dhe neve që jetojmë në Kosovë, do të na sakrifikohen të drejtat dhe kërkesat nga të mëdhenjtë, për interesa të tyre apo për të mos ndodhur kjo duhet që të bëhemi bashkë për ta mbijetuar sakrifikimin?