Ristani: Partite, afati i fundit eshte me 15 tetor
Partite politike qe duan te marrin pjese ne garen elektorale te 15 nentorit, per postet vakante te krijuara ne pese bashki e komuna ne vend, duhet te regjistrohen brenda dates 15 tetor ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ky i fundit vendosi ne mbledhjen e djeshme, qe te vere daten 15 tetor, si afat te fundit per partite politike, qe te konkurrojne ne zgjedhjet e pjesshme qe do te zhvillohen ne pese njesi vendore. Ne zgjedhje partite do te konkurrojne per kreun e minibashkise nr. 10 ne Tirane, ne Klos, Fushe-Arrez, Otllak dhe Fierze. Vendet vakante u krijuan pas zgjedhjeve parlamentare, ku ish-kreret vendore, hyne ne gare per postet e deputeteve ne Kuvend. Po diten e djeshme, KQZ vendosi qe te caktoje daten 18 tetor, si afat per regjistrimin e kandidateve ne zgjedhjet e pjesshme. Nderkohe qe propozimet nga partite per anetaret e komisioneve zonale te administrimit zonal do te priten deri ne 12 tetor.