E Diel, 1 Nëntor 2026

Letersia shqipe e shek. XX ne optiken e Shaban Sinanit

Per letersine shqipe te shekullit te 20-te - keshtu titullohet libri me i ri i studiuesit Shaban Sinani botuar nga Shtepia Botuese Naimi me mbeshtetjen e Qendres se Studimeve Albanologjike. Jane plot 22 autore qe vijne nen nje drite te re studimi prej Sinanit duke na sjelle fakte te reja jo vetem mbi autore te ndryshem por edhe mbi vijueshmerine e letersise shqipe ne pergjithesi. Ai sjell rezultatet studimore mbi ndikimet folklorike dhe boten shqiptare ne vepren e ajupit besimin dhe kombesine ne nje veper te pabotuar te At Gjergj Fishtes kodin poetik popullor ne vepren e Lasgush Poradecit dhe anet e tij te panjohura si studiues dhe shkencetar letersine dhe gjuhen ne nje veper te hershme te Eqerem abejt stilin dhe ligjerimin e Martin Camajt ligjerimin etnografik ne vepren e Anton Pashkut te vertetat letrare te Kasem Trebeshines analizon disa prej veprave te Kadarese disa syresh shume te perfolura gjate kohes kur u shkruan e botuan per te vijuar me vepren e Dritero Agollit publicistiken e Rexhep Qoses poezine e Xhevahir Spahiut autobiografine e Fatos Lubonjes Ishullin e Ben Blushit e te tjera fenomene gjuhesore e letrare si dygjuhesia folkori ndikimet nga gjuhet e huaja etj. Ne renditjen e tyre eshte ndjekur kronologjia e shfaqjes se fakteve letrare pavaresisht prej periodizimit te historise se pergjithshme te popullit apo historise tradicionale te letersise pavaresisht prirjeve apo orientimeve vetjake a ne grup te autoreve. Disa prej studimeve jane shoqeruar me dokumente qe sipas botuesve behen te njohura per here te pare. Nder te tjera jane perfshire edhe dy procesverbale te udheheqjes politike gjate periudhes se diktatures ne te cilat pasqyrohen diskutime qe jane bere rreth veprave te Ismail Kadarese per te cilat autori ka bere studime. Dhe behet fjale pikerisht per diskutimin mbi novelen Krushqit jane te ngrire dhe artikujt e botuar nga Kadare Per ngritjen e nivelit ne letersi dhe Mbi eposin e kreshnikeve. Mbi dy te parat ofrohet nje diskutim mes Foto amit dhe Ramiz Alise ndersa per shkrimin Mbi eposin e kreshnikeve eshte nje diskutim i vete Enver Hoxhes. Mesohet se keto dokumente duhet te perfshiheshin ne vepren Nje dosje per Kadarene te Sinanit por per shkak te kufizimit kohor mbi burimet qe ekzistojne ne ligjin shqiptar ishte e pamundur ne kohen e botimit te librit. Sipas botuesve keto dokumente paraqesin nje ane tjeter te gjykimit te vepres se Ismail Kadarese ne zyrat politike. shte nje detyre jo vetem shkencore por dhe etike botimi i atyre dokumenteve burimore qe ndricojne kuptimin e procesit historiko-letrar te shek. XX. Te tjere autore e tema te parrahura studiuesi Shaban Sinani eshte duke i pergatitur tia servire se shpejti lexuesit shqiptar.
Midis dy Rilindjesh
Midis dy rilindjesh eshte nje tjeter permbledhje studimore nga Shaban Sinani. Nje liber qe autori ia ka premtuar lexuesit qysh ne fundin e viteve 90. Ne te gjenden studime te autorit pergjate dy dekadave te fundit dhe qe perqendrohen me se shumti ne lemin e historise se popullit shqiptar dhe letersise shqipe prej fillimeve te saj deri ne fundin e Rilindjes Kombetare. Sipas studiuesit Liman Varoshi ky gershetim vjen prej faktit qe historia e letersise shqipe ne te nje shkalle te madhe eshte e implikuar dhe e kushtezuar prej historise se pergjithshme te popullit por sigurisht edhe prej formimit te autorit diplomuar ne gjuhesi historike formuar si etnolog me nje doktorature te vleresuar ne kete fushe drejtues per nje kohe te gjate i arkivave te shtetit. Disa prej studimeve te perfshira ne kete liber jane E purpurta hyjnore Gjendja kishtare ne Shqiperi ne shek. XIV-XV Statutet e Drishtit dhe e drejta urbane ne periudhen arberore Himara identiteti i bashkesise dhe etnotipi Gjergj Kastrioti si protagonist i Rilindjes Europiane Qyprillinjte ne eposin shqiptar dhe eposin boshnjak PAX OTTOMANA ne doreshkrimet orientale Tjetri ne traktatin ideologjik te Samiut Fondi arkivistik i Naim Frasherit etj. Teza themelore qe bashkon studimet e ketij vellimi eshte se midis kultit dhe kultures midis klerit dhe letersise nuk ka dhe nuk mund te kete ndarje deri ne epoken moderne te shekullarizimit. Pikerisht kjo sjellje metodologjike parimore shkencerisht e provuar per frytshmerine e saj e ka nxitur autorin te bashkoje ne nje vellim studime qe shtrojne nje pyetje themelore per dijet albanologjike. A ishin shqiptaret e periudhes arberore pjese e Rilindjes Evropiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Kombetare me idete e ketij termeti te madh epokal sikurse e quan autori A ka nj vazhdimesi midis periudhes humaniste evropiane dhe ideve romantike kombetare shkruan ne parathenien librit studiuesi Varoshi teksa shton se Midis dy Rilindjeve mund te kuptohet edhe si nj perpjekje per te provuar se humanizmi evropian dhe humanizmi shqiptar i shek. XIX ndonese kronologjikisht me shekuj ndermjet ne fryme ishin evokim dhe rikthim i njeri-tjetrit. Libri eshte botuar me mbeshtetjen e Universitetit Aleksander Xhuvani Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›