Trema Engeneering i mban krahun Bashkise
TIRANE - Administratori i shoqerise Trema Engeneering ka mbrojtur Bashkine e Tiranes gjate deshmise se dhene ne Prokurorine e Tiranes per ndertimin e kompleksit te banimit te Liqeni Artificial. Ilir Trebicka eshte thirrur keto dite nga dy prokuroret e ceshtjes Ardian Braho dhe Valentin Preci per akuzat qe jane bere publike nga deputetja Albana Vokshi. Mesohet se gjate deklarimeve te dhena perpara prokuroreve te Njesise se Task Forces Trebicka ka pohuar se nuk ka aplikuar asnjehere per lejen e ndertimit ne Bashkine e Tiranes per arsye se mes te interesuarve pese ortaket e firmes Vizion Construction nuk pati marreveshje. Burimet nga prokuroria kane bere me dije se Trebicka i thirrur ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen ka treguar se biznesmenet e tjere nuk kishin rene dakord mes tyre ndersa nuk kishte qene ne dijeni te ketyre problemeve. Prishja e marreveshjes sipas tij ka bere qe te mos drejtohej ne Bashkine e Tiranes per te kerkuar leje ndertimi. Ne fund te deshmise se tij biznesmeni Trebicka ka sqaruar se projekti mbeti vetem ne leter duke mos u zbatuar asnjehere. Sipas hetimeve mesohet se shoqeria Trema Engineering me administrator Ilir Trebicka kishte marr persiper nxjerrjen e lejes per ndertim ne Bashkine e Tiranes dhe ndertimin e kompleksit te Liqeni Artificial per llogari te kompanise se Arian Tartarit. Ne kontrate pese aksioneret Arjan Tartari Dritan Avllaj Fatos Skeja Ylber Cami dhe Kujtim Hasa kishin rene dakord mes tyre per bashkepunim per ndertimin e kompleksit te banimit tek Liqeni Artificial. Si administrator i saj ishte caktuar nje prej aksionereve Kujtim Hasa i cili duhet qe te lidhte kontrate sipermarrjeje me shoqerine ndertuese Trema Engieering ne menyre te tille qe te nxirrej edhe nje leje ndertimi prane Bashkise se Tiranes. Ne kete kontrate aksioneret e shoqerise Vizion Construction kishin nenshkruar nje marreveshje ndertimi me pronaret e prones me vendim te KRRTRSH-se ku pronen e tyre e kishin kaluar ne prone truall per ndertim. Hetimet ne lidhje me kete ndertim nisen pas akuzave publike te bera nga deputetja Albana Vokshi e cila eshte shprehur se zoti Rama e di qe ne truallin ku kjo kompani ka kontrate me pronaret ai zoteron 20 per qind te ndertimit ne emer te sekserit te tij Dritan Avllaj i njohur ne Tirane si Tan Lepri.
Vokshi Gjoba e Rames 100 milione euro
Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi gjate deklarimeve te saj te bera publike ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama se eshte gjobevenesi me i madh jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe. Vetem per projektin e zones te liqeni i ashtuquajturi projekti TIRANA ROCK gjoba jote shkon mbi 100 milione EURO ka deklaruar Vokshi ne nje prej deklaratave te saj. Ajo ka shtuar se mendoni se sa leje ndertimi ka dhene z. Rama ne tre mandatet e tij si kryetar bashkie dhe sa ka marre nga keto leje ndertimi qe bejne nje pasuri te tere prej qindra milione dollaresh e padeklaruar prej tij.