Nëpunësit, 10 mijë lekë shpërblim në fundvit
Në fund të vitit, të gjithë punonjësve të administratës u jepen 10 mijë lekë shpërblim. Gjithashtu krijohet një fond për shpërblime të nëpunësve shtetërorë, i cili arrin masën e 5% të fondit të planifikuar për pagat. Këto para do t‘u jepen punonjësve më të dalluar, apo edhe për raste të veçanta fatkeqësish, sëmundjesh etj. Në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi vendimin që në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet fondi i veçantë, në masën 5 për qind të fondit të planifikuar për pagat. Ky fond përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve, për rezultate të mira në punë, për dhënie ndihmash të menjëhershme, për raste fatkeqësish, sëmundjesh që kërkojnë ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit, për veprimtari social-kulturore, si dhe për rastet e daljes në pension pleqërie. Shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, nuk duhet të jetë më shumë se 1 (një) pagë mujore në vit. Përjashtimisht për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, masa e shpërblimit nuk duhet të jetë më shumë se 2 (dy) paga mujore në vit. Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, shpërblimi jepet në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin për shërbimin civil. Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kriteret e shpërblimit me mbi një pagë përcaktohen sipas udhëzimit përkatës të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm. Shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi të njësisë së qeverisjes së përgjithshme, në masën 10000 (dhjetë mijë) lekë, pavarësisht shpërblimit, sipas pikës 3 të këtij vendimi, dhe përballohet nga fondi i veçantë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për çdo institucion.
Ngarkohet Ministria e Financave për nxjerrjen e udhëzimit përkatës. Në vendimin e djeshëm të qeverisë, shfuqizohet
vendimi nr.369, datë 13.06.2007, i Këshillit të Ministrave, "Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore". Y.P.
Ngarkohet Ministria e Financave për nxjerrjen e udhëzimit përkatës. Në vendimin e djeshëm të qeverisë, shfuqizohet
vendimi nr.369, datë 13.06.2007, i Këshillit të Ministrave, "Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore". Y.P.