Beogradi kerkon shtyrjen e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi Nuk ka kushte
Serbia mbeshtet shtyrjen e regjistrimit ne Shqiperi per shkak te komunitetit serb qe konsiderohet se jeton ne shtetin shqiptar.
Aleksandar Cotoric nenkryetar i Keshillit per Marredhenie me Serbet jashte Serbise ka thene se do te kerkoje nga Kuvendi dhe qeveria qe te mbeshtese kerkesen e pakicave per shtyrjen e regjistrimit te popullsise. Sipas tij keto ligje dhe rregullore jane diskriminuese pasi pakicat ne Shqiperi jane sjelle ne nje pozite te palakmueshme. Zyrtaret serbe kane deklaruar se pakicat ne Shqiperi me te drejte kerkojne emerimin e nje zyrtari nga radhet e tyre ne Komisionin Qendror per Regjistrimin. Cotoric ka theksuar se pakicat kerkojne heqjen e nenit 20 te ligjit per regjistrim i cili parashikon sipas tij gjobe prej 1000 dollaresh per dhenien e te dhenave te pasakta e qe eshte nje presion ndaj pakicave. Serbia duhet te bisedoje me Tiranen lidhur me keto probleme. Serbet kane filluar te interesohen per nje komunitet serb ne rrethin e Shkodres dhe te bejne emisione per ta ne televizione duke theksuar idene se atje kane jetuar shume serbe por me presion ne kohen e komunizmit ka ndodhur te ndryshohen emrat e tyre.
PreshevaTe gjithe keshilltaret shqiptare te Kuvendit te Komunave te Presheves Bujanocit dhe Medvegjes ne pjesen derrmuese te tyre te banuara nga popullsi shqiptare vendosen sot me 3 shtator qe ta bojkotojne regjistrimin e ardhshem te popullsise i planifikuar qe te zhvillohet ne muajin tetor te ketij viti ne Serbi ne rastin konkret ne pjesen jugore te saj ku edhe jetojne shqiptaret ne ate vend. Duke shpjeguar arsyet e marrjes se nje vendimi te tille deputeti Riza Halimi gjithashtu kryetar i Partise Shqiptare per Veprim Demokratik vuri ne dukje se shqiptaret jane te pakenaqur pasi te gjithe formularet perkates te regjistrimit jane ne gjuhen serbe pra jane te shkruar sipas alfabetit sllav cirilik nderkohe qe ne listat e tij regjistrimit nuk jane shenuar as te shperngulurit dhe as te kthyerit nga dhe ne komunat e lartpermendura bente te ditur sot gazeta e perditshme serbe Politika. Sipas Halimit regjistrimi i popullsise nuk do te mund te tregoje numrin e sakte te shqiptareve te kesaj pjese te Serbise pasi shume prej tyre do te zhduken pra nuk do te figurojne ne rezultatet e regjistrimit te popullsise pasi per arsye kryesisht politike e ekonomike kercenimit social dhe mungeses se respektimit te te drejtave te njeriut shume prej shqiptareve te tri komunave te lartpermendura jane larguar per ne Kosove ose per ne shtetet e BE-se sidomos pas liberalizimit te vizave nga ana e kesaj te fundit. Gjithashtu arsyeve ne fjale duhet tu shtohen edhe ato me karakter administrativ dhe teknik qe nga menyra e zgjedhjes se instruktoreve te regjistrimit deri te regjistruesit perkates ne terren vuri ne dukje Halimi ish-kryetar i Komunes se Presheves.