E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Bashkinë e Pukës një takim me drejtues të pushtetit vendor të këtij qyteti. Në këtë takim Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Bashkinë e Pukës një takim me drejtues të pushtetit vendor të këtij qyteti. Në këtë takim Kryeministri Nano shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës dhe deputet i zonës, Viktor Doda.

Gjatë takimit është diskutuar për çështje të reformës së decentralizimit të pushtetit lokal, zhvillimin dhe problematikën e rrethit të Pukës, shfrytëzimin e potenciale dhe pasurive që ka kjo zonë për zhvillim, financimin e projekteve të ardhshme në fusha prioritare si reduktimi i varfërsisë, nxitja e punësimit, në infrastrukturë, strehim, shëndetësi, arsim etj..

Autoritetet vendore vlerësuan vizitën e Kryeministrit si një mbështetje për të gjthë komunitetit e Pukës dhe zhvillimin e kësaj zone, si dhe shprehën vlerësimin për angazhimin vazhdueshëm të qeverisë në këtë drejtim. Ata theksuan edhe punën dhe përkushtimin e deputetit të zonës për mbështetjen e projekteve konkrete të zhvillimit. Autoritet vendore vlerësuan gjithashtu mbështetjen e qeverisë me fonde gjatë emergjencës natyrore të shkaktuar nga moti i keq. Në takim u diskutua për më shumë autoritet dhe përgjegjësi të strukturave vendore në këtë funksion.

Ndësa Kryeministri Nano vuri theksin në zgjerimin e autoritetit lokal dhe shfrytëzimin e burimeve të sipërmarrmjes vendase në dobi të komunitetit. Ai garantoi se edhe në vazhdim vëmendja dhe mbështetja do të jetë e plotë për realizimin e projekteve në fusha prioritare të kësaj zone me resurse të shumta.

Kryeministri u shpreh për shtimin e investimeve në infrastrukturën rrugore, krijimin e më shumë hapësirave për zhvillim, nxitjen e inisiativave dhe projekteve në funksion të reduktimit të varfërisë, zgjerimin e punësimit, në fushën e strehimit etj. Në këtë drejtim, z.Nano tha se po punohet sëbashku me strukturat e pushtetit vendor dhe dhomat e Tregtisë për hartimin e strategjisë për aktivizimin e sipërmarrësve në nxitjen e investimeve në këtë zonë dhe për të ndryshuar skemën e administrimit të resurseve vendore, duke nisur që nga ato tradicionale, deri në aktivizimin e inisiativave në drejtim të resurseve turistike, në mënyrë të veçantë atyre pyjore, zhvillimin e sipërmarrjes së bimëve medicinale, të cilat do të ndikojnë në qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Në funksion të zhvillimit të saj, është dhe financimi projekti i rikonstruksionit të rrugës Qafë Qelë-Pukë, pjesë e rrugës nacionale, 12 km. Z.Nano siguroi gjithashtu për projekte dhe investime për zhvillimin e këtyre zonave edhe në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe strukturave vendore, në funksion të përmirësimit të ritmeve të zhvillimit, duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, për të nxitur realizimin e projekteve konkrete.

Pas këtij takimi, Kryeministri Nano, i shoqëruar nga Ministri Doda, autoritetet vendore dhe qytetarë të shumtë të Pukës, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të nënstacionit të ri elektrik, një financim i qeverisë shqiptare me vlerë prej 65 milion lekë. I pajisur me një transformator me fuqi prej 8 megavat, nënstacioni elektrik do të sigurojë furnizmimin me energji elektrike për bashkinë e Pukës dhe komunat përreth. Më pas, z.Nano ka përuruar edhe përfundimin e një segmenti të rëndësishëm të unazës së re të qytetit, gjithashtu financim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 13.5 milion lekë.

Nënprefektura e Pukës ka 10 njësi të qeverisjes vendore, bashkia Pukë, bashkia Fushë-Arrëz dhe komunat Qerret, Qelëz, Gjegjan, Fierzë, Iballë, Blerim, Qafë-Mali, Rrapë.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Nano zhvilloi një takim me intelektualë dhe qytetarë të Pukës. (Më pas do të publikojmë fjalën e Kryeministrit në këtë takim).

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›