E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazh solidariteti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë aktin terrorist, si pasojë e të cilit nga shpërthimi i një bombe gjetën vdekjen kolegu i shquar kroat, Ivo Pukanic, dhe shefi i marketingut, Niko Franjic.

Ky akt terrorist mbi një gazetar të profilit të lartë shënon një sulm të drejtpërdrejtë të krimit mbi profesionin e gazetarisë në krejt rajonin e Ballkanit. Prej këtij krimi kërcënohen gjithë gazetarët e guximshëm dhe të përgjegjshëm për kontribut në rajonin tonë. Krimi me këtë akt tronditës kërkon të sfidojë pushtetin e katërt dhe gjithë pushtetet që garantojnë sistemin e demokracisë në një rajon që jeton ende periudhën e fundit të tranzicionit postkomunist.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe bashkëkolegët e gazetarit dhe punonjësit tjetër të medias kroate dhe shpall solidaritetin e vet publik. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson lart kontributin dhe shpreh mirënjohjen për vlerat profesionale të kolegut të martirizuar për shkak të detyrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›