Obama humbet terren: tashmë diferenca 9 pikë
Sipas rezultateve të hetimit të radhës mbi prirjet e zgjedhësve amerikanë, organizuar nga "Reuters/C-SPAN/Zogby", avantazhi i Barak Obamës ndaj MekKeinit ra në 9 pikë. Organizatorët bëjnë të ditur se sipas sondazhit, marzhi i gabimit të të cilit është 2.9 pikë, rezulton që Obama mbështetet nga 51 për qind e votuesve, ndërsa MekKeini nga 42 për qind e tyre. Deri të premten, kandidati me ngjyrë mbante distancën prej 10 pikësh nga rivali republikan, ndërkohë që të mërkurën, kjo diferencë qe 12 pikë.
Eksperti i njohur i sondazheve, Xhon Zogbi, vërejti se MekKeini kishte humbur terren në çastet kur fushata dominohej nga çështjet ekonomike. "Ai fiton pikë kur jep mesazhet e veta mbi çështjet ekonomike, por sidomos kur heq dorë nga fushata negative kundër rivalit. Përqendrimi te fushata negative nuk i ka dhënë askujt rezultate këtë vit", tha Zogbi, për të nënvizuar se "e rëndësishme është që fushata nuk ka mbaruar ende".
Vizita në Havai
Është domethënëse që MekKein ka fituar terren këto dy ditë, pas vizitës së shpejtë të rivalit në Havai, për të takuar gjyshen e sëmurë. "Nuk dua të përsëris gabimet e shkuara", shpjegoi Obama në prag të udhëtimit 36 orësh, duke iu referuar një fatkeqësie tjetër familjare, vdekjes së të ëmës në vitin 1995, të cilën nuk kishte arritur ta takonte para se të ndahej nga jeta. Pas kësaj, kandidati demokrat u nis menjëherë për në Nevada, një prej shteteve që lëkundet mes republikanëve e demokratëve, ku do të rinisë fushatën, ndërprerja e së cilës u pa nga shumë si veprim i gabuar. E megjithatë, jo të paktë janë ata që mendojnë se gjesti do të shërbejë për të forcuar edhe më tej popullaritetin e tij si njeri me parime të forta, që vendos zemrën dhe etikën përpara interesit personal.
Nevada, Nju Meksiko e Kolorado
Pas Nevadës, senatori me ngjyrë rendi në Nju Meksiko, të dielën do të gjendet në Kolorado: dy shtete të tjera të papozicionuara që nuk mund t‘i lërë pas dore. Ndërkaq, në rreth 30 shtete ku qendrat e votimeve janë hapur, është shënuar një fluks rekord zgjedhësish që duan të votojnë para ditës së caktuar, me raportin dy demokratë për një republikan.
Zgjedhësit afro-amerikanë në radhë
Një prej të dhënave më domethënëse mbi fluksin në qendrat e votimit ka të bëjë me afro-amerikanët - që janë 95 për qind pro Obamës. Në Karolinën e Veriut, 31 për qind e zgjedhësve që po votojnë para ditës së caktuar janë të zinj, edhe pse afro-amerikanët përfaqësojnë vetëm 21 për qind të elektoratit të këtij shteti. E njëjta skenë është vërejtur edhe në Luiziana dhe Xhorxha, ku 36 për qind e zgjedhësve të vendosur nëpër radhë janë pasardhës skllevërish. Flukse rekord edhe në Florida, ku të premten, për të pestën ditë radhazi, janë shënuar radhë të gjata votuesish në 267 qendra votimesh, që lejojnë votimin para ditës së caktuar, të cilat do të bëhen 6913 në të gjithë shtetin më 4 nëntor. Të premten, zgjedhësit u detyruan të prisnin deri katër-pesë orë në radhë për të votuar, edhe për shkak të vështirësive teknike të shkaktuara nga skanerët optikë të përdoruara nëpër qendrat e votimeve, të cilët kanë ringjallur frikën e përsëritjes së "rrëmujës" së zgjedhjeve të vitit 2000, kur vonesa e rezultateve të votave të sfidës me Xhorxh Bush dhe Al Gor mbajti një muaj pezull emrin e kandidatit që i kishte fituar zgjedhjet.
Hije të reja mbi MekKeinin
Ndërsa sondazhet flasin vazhdimisht për një avantazh neto të Barak Obamës në thuajse të gjitha shtetet kyç, e ndërkohë që intelektualët konservatorë po braktisin njëri pas tjetrit kandidatin e tyre republikan, një tjetër skandal po hedh hije mbi fushatën e MekKeinit. Është zbuluar që vullnetarja pro dyshes MekKein-Peilin, e cila të enjten kishte denoncuar sulmin e pësuar nga ana e një afro-amerikani, është një mashtruese kronike. Lajmin e bënë të ditur pikërisht autoritetet policore, ku 20- vjeçarja nga Pitsburgu kishte denoncuar sulmin e një të panjohuri në çastin kur po tërhiqte para nga një bankomat. Vullnetarja republikane u rrëfeu policëve se agresori, i përshkruar si njeri me ngjyrë, fillimisht i kishte marrë me forcë 60 dollarët e sapotërhequr, e pastaj, me të vënë re një adeziv të MekKeinit në makinën e saj, e kishte rrahur brutalisht për t‘i gërvishtur në fund me majën e thikës germën "B" në njërën faqe.
"Të gjitha gënjeshtra", përgënjeshtroi policia e Pitsburgut, e cila pasi hetoi mbi këtë rast, zbuloi se vajza kishte sajuar gjithçka vetë.
Si të mos mjaftonte kjo, edhe Xho, i vëllai i MekKeinit, njëherësh këshilltar elektoral, është kthyer në një problem më vete, pasi fyeu të premten një operatore të numrit të emergjencës 911, duke shpalosur karakterin e paduruar familjar. "Na telefonoi tepër i nervozuar, pasi kishte mbetur në trafik në Aleksandri të Virxhinias", shpjegoi operatorja. Kur kjo e fundit i kishte sqaruar se numri ishte në dispozicion për emergjenca të tilla si infarkte, vrasje, dhunime apo zjarre, MekKein Xhunior i kishte thënë thjesht "Fuck you" dhe e kishte mbyllur telefonin. Centralistja e kishte marrë mbrapsht numrin dhe i qe përgjigjur një sekretari telefonike që thoshte: "Jam Xho MekKein. Nuk mund të përgjigjem pasi jam i zënë në një projekt të rëndësishëm politik. Shpresoj që më 4 nëntor, vëllai im të jetë zgjedhur president".
Hugo Çavez
Nga Karakasi, as Presidenti venezuelian nuk i ka rezistuar tundimit për të thënë të vetën mbi garën presidenciale amerikane. Pasi kandidatja republikane e quajti "diktator", vërejti se Sara Peilin nuk ishte tjetër veç pjesëmarrëse në një konkurs bukurie e thirrur për t‘u bërë zonjë e rëndë. "Është turp", tha Presidenti venezuelian, duke shtuar se në këtë rast, duhet vepruar siç bëri Krishti: ta falësh, pasi nuk e kupton atë që thotë në çastin që e përkufizon Çavezin diktator.