E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuller, gruaja e guximshme e letrave

Edgar Allen Poe, dikur u shpreh:
"Shoqëria njerëzore është e
ndarë në burra, gra dhe Marga
ret Fuller".
Margaret Fuller ka qenë e para grua e
emancipuar lektore, gazetare, kritike
letrare e korrespondente ndërkombëtare
e shtypit amerikan, aktiviste politike.
Ajo guxoi të kompletonte vetveten e saj
si grua, duke hedhur poshtë epitetet nënvleftësuese
me të cilat paragjykimet e
veshin një femër. Njohëse që në fëmijëri e
disa gjuhëve të huaja: gjermanishtes,
frëngjishtes, italishtes, greqishtes dhe latinishtes.
Ajo u rrit duke zhvilluar një intelekt
e talent të jashtëzakonshëm.
Margaret Fuller u bë redaktorja e parë
e revistës intelektuale transidentale
"Dial", të cilën e mbajti për dy vjet. Ishte
gruaja e parë që shkroi një libër për jetën
e vështirë të tribuve indiane të Amerikës,
keqtrajtimin e tyre nga të bardhët, duke u
bërë kështu mbrojtëse e të drejtave të
tyre. Në dhjetor 1844, ajo u punësua nga
"New York Tribune", botuar nga Horac
Greeley, duke u bërë gazetarja e parë
amerikane. Ajo e filloi punën në gazetë me
intervistat që u bëri prostitutave në burg
duke skandalizuar lexuesit.
Fokusi i artikujve të saj ishte sfera shoqërore
dhe letrare e jetës amerikane. E
pamohueshme në aftësitë e saj profesionale,
ajo preku me kritikat e saj letrare edhe
emra krijuesish të njohur të kohës si Longfelow,
Low dhe Ralph Waldo Emerson.
Xhelozë për profesionalizmin e intelektin
e saj të jashtëzakonshëm, përgjigjja erdhi
në formën e sulmit mbi aparencën e Margaret
Fuller, duke u përpjekur ta
ç‘femëronin. Dhe dëmin më të madh për
ironi të fatit ia bëri Ralph Waldo Emerson,
poet e filozof, miku i saj intim, me të cilin
ajo pati një marrëdhënie "ngroh-ftoh" për
vite me radhë dhe të cilin e pat kritikuar
për thatësinë e jetës në poezinë e tij. Emerson
mbeti xheloz për Margaret-ën gjithë
jetën. Por ndryshe nga ç‘e përshkruan
xhelozia e tij, Margaret Fuller vishej bukur,
madje e mbante veten e saj si zonjë klasi.
Ajo e ngiste kalin më mirë se një burrë dhe
mund të kërcente deri në mëngjes pa u
lodhur fare dhe kishte një humor të këndshëm
e shpeshherë një gjuhë therëse. Vite
më vonë, kur ajo gjendej në Itali, poeti
polak Adam Mickiewic i shkruante në një
letër kështu:
"Pasi ke admiruar gratë e Romës thuaj
vetes: Unë jam e bukur gjithashtu. Te ju
unë takova një njeri të vërtetë e nuk kam
nevojë t‘iu bëj lëvdata të tjera".
Me botimin e librit të saj "Gruaja në
shekullin e 19-të" në shkurt të vitit 1845,
në Nju Jork, ajo krijoi sensacion të madh.
Libri ishte një thirrje pa kompromis për të
drejtat e gruas amerikane.Botimi i parë u
shit brenda javës. Guximi i saj i tepruar apo
i "pacipë" revoltoi shumëkënd.
Deklaratat e saj ishin sa të guximshme
aq edhe shokuese për atë kohë: "Ajo çfarë
ka nevojë një grua nuk është të dominojë,
por si natyrë - të rritet, si intelekt - të perceptojë,
si shpirt - të jetojë e lirë dhe e
shpenguar".
"Po qe se gratë do të ishin në gjendje të
zhvillonin forcën dhe bukurinë e tyre si
gra, ato nuk do të uronin kurrë të ishin
burra". "Në mentalitetin e burrave, shkruante
ajo, gratë shihen si skllave". Ajo
kishte besim në aftësitë e cilësitë e gruas.
Fuller deklaronte se gratë janë në gjendje
të bëjnë çdo lloj pune, madje edhe
"kapitene detesh", po të duan.
Emri Margaret Fuller u bë i njohur edhe
jashtë kontinentit amerikan, duke inspiruar
njerëzit, por edhe duke revoltuar
shumë të tjerë.Në 1846, Margaret Fuller
shkoi në Angli si korrespondente për "New
York Tribune", duke u bërë kështu gruaja
e parë korrespondente jashtë kufijve të
vendit te saj. Në Angli, libri i saj qe lexuar
me simpati dhe i hapi shumë dyer autores.
Ajo intervistoi shumë personalitete
të kohës si Harriet Martineau, Wordsworth
dhe De Quincey, por edhe hyri në skutat e
jetës angleze, në miniera, lavanteri dhe u
tmerrua nga varfëria e madhe dhe diferencat
e mëdha klasore, u shqetësua nga
kushtet e vështira të jetës dhe mungesa e
shpresës te të varfrit. Ajo menjëherë shkroi
për nevojën e një "revolucioni paqësor".
Pikërisht kur ishte në një gjendje të
tillë emocionale, ajo takoi Giuseppe Mazzini-
n, një imigrant revolucionar italian, që
ishte larguar i persekutuar nga vendi i tij
dhe qe vendosur në Angli. Qëllimi Mazzini-
t ishte që të bashkonte Italinë në një
republikë të vetme, e cila në 1847 ishte e
ndarë në disa shtete papale. Ai ishte organizator
i lëvizjes së të rinjve "Italia e re".
Fuller e ndoqi atë në mbledhjet me të rinjtë
italianë, madje, në një nga ato, ajo
mbajti një fjalim të cilin Mazzini e përmendte
në letrën që i shkruante së ëmës,
duke e përshkruar si një "fjalim prekës".
Influenca e Mazzini-t mbi Margaret-ën qe
e madhe. Ajo kishte hyrë pa kuptuar në
lëvizjen revolucionare të kohës, duke u
bërë aktiviste e saj. Ajo mësoi të donte jo
vetëm Italinë, por edhe italianët. Ajo shkroi
një artikull për Mazzini-n për gazetën e
saj. Ndërkohë kur po mendonte kthimin
në atdhe, në Itali u njoh rastësisht me një
djalë të ri, një republikan, më të ri se veten:
Giovani Angelo Ossoli, biri i një familjeje
fisnike italiane. Njohja me Ossoli-n i
dha jetës së saj një kthesë të papritur. Pas
një kohe të shkurtër, djali i ri i propozoi për
martesë. Ajo refuzoi dhe u largua, në veri
të Italisë, në Milano. Miku i saj, poeti Mickiewicz,
e këshillonte që të mos e linte italianin
e ri. Nga ana e tij, Ossoli, në letrat e
tij, çuditërisht parashikonte: "Ju do të
ktheheni tek unë" Parashikimi i dashnorit
platonik doli i vërtetë. Margaret Fuller nga
Milano u kthye në Romë tek Ossoli. Më
vonë, ajo pat shkruar: "Veprova ashtu siç
ndjeva. Gruaja ka lindur për dashuri dhe
është e pamundur ta kthesh atë nga kërkimi
i saj". Angelo nuk ishte intelektual si
ajo, por Margarita gjeti tek ai mirëkuptimin
dhe ngrohtësinë që u mungonte
puritanëve prej nga vinte ajo. Ata e
mbajtën sekret lidhjen e tyre dashurore.
Ndërkohë, Margarita i shkruante nënës së
saj se nuk kishte qenë kurrë më e lumtur
që kurse kishte qenë fëmijë. Më 5 shtator
1848, ajo lindi djalë dhe i vuri emrin e të
atit, me të cilin ende nuk ishte e martuar
dhe jetonte e ndarë, e detyruar nga rrethanat.
Fuller, gjatë kësaj kohe, vazhdonte
të shkruante për gazetën e saj në kohët
më dramatike që po kalonte Evropa, ndërsa
mblidhte materiale për të shkruar veprën
monumentale "History of Italian Liberation".
Ndërkohë, shkrimet e saj në
Amerikë kishin lënë shije jo fort të mirë.
Ndër të tjera, Fuller shkruante: "Vendi im
tani është i përkëdhelur nga prosperiteti,
budallallepsur nga fitimi, ndotur nga vullneti
për të përjetësuar skllavërinë, turpëruar
nga një luftë e paturpshme (lufta
me Meksikën), ndërsa në Evropë një
shpirt më fisnik po përpiqet, po lufton...".
Angelo Ossoli shpëtoi nga Roma me
ndihmën e saj nëpërmjet një pasaporte
amerikane dhe në vjeshtë, të dy të dashuruarit
me foshnjën e tyre, lëvizën në Florence.
Aty bënë martesën legale. Margaret-
a u bë Markeza Ossoli. Ndërkohë,
botuesi i gazetës së saj në Nju Jork dhe
miku i saj, Horac Greeley, kishte dëgjuar
thashethemet mbi dashurinë "e lirë" të
Margaret-ës dhe i preu rrogën. Për shkak
të policisë sekrete, burrë e grua vendosën
ta lënë Italinë e të udhëtojnë drejt
Amerikës. Kështu, në maj 1850, ata lanë
Livornon. Udhëtimi qe i pafat.
Më 18 korrik, anija "Elisabeth" po i afrohej
portit të Nju Jorkut. Një ndjenjë lehtësimi
i pushtoi të dy. Mirëpo në orën 4:00 të
mëngjesit, anija u përplas papritur me Fire
Island. Varkat e shpëtimit u bënë të papërdorshme.
Anija filloi të shkatërrohej. Margaret-
a i dha brezin e saj të shpëtimit një
detari, i cili po përpiqej të ndihmonte
njerëzit në anije. Në brigje dukeshin silueta
njerëzish, të cilët çuditërisht nuk po
afroheshin t‘u jepnin ndihmë udhëtarëve
që po mbyteshin. Ishin piratë që po bënin
sehir, deri sa t‘u vinte ora e grabitjes.
Në orët e fundit të mbytjes së anijes, kush
mund të shpëtonte, shpëtoi. Margaret
Fuller nuk bëri as përpjekjen më të vogël
për të shpëtuar, e veçuar nga burri apo
fëmija. Ende me këmishën e gjatë të natës,
mbante mbërthyer në gjoksin e saj foshnjën.
Ky ishte imazhi i fundit i saj që regjistroi
kujtesa njerëzore.
Para nisjes, në këtë udhëtim të fundit
për atdhe, ajo pat shkruar që jeta e saj qe
zhvilluar si një tragjedi greke.
Vdekja e Margaret-ës qe një sensacion
publik. Miqtë e saj, nga Bostoni, erdhën
në ishull me shpresë se mos gjenin ndonjë
gjurmë të dorëshkrimit të saj mbi revolucionin
roman. Asnjë gjë nuk u gjet në
mbeturinat e anijes, veç një kutie të mbyllur
me letrat e dashurisë së Margaret-ës
dhe Angelo-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›